Google search engine
Home Kulture Gala operistike në TKOB, solistë shqiptarë e ndërkombëtarë

Gala operistike në TKOB, solistë shqiptarë e ndërkombëtarë

0
32

Solistë të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare u mblodhën në një mbrëmje gala për hapjen e sezonit të ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Dirigjenti italian Simone Di Felice, Kapellmeister në Oper Frankfurt, u ngjit në skenën e TKOB-së për të udhëhequr Galanë Operistike që çeli sezonin e ri artistik.

Nën drejtimin e tij, solistët, kori dhe orkestra simfonike e TKOB-së, së bashku me tenorin Ștefan Pop, u bashkuan në skenë mbrëmjen e 10 shtatorit për galanë operistike që shënoi hapjen e sezonit të ri artistik. “Pace, pace, mio Dio!”, një nga ariet e njohura të Giuseppe Verdit, u interpretua nga sopranoja Eva Golemi, nga opera “La forza del destino”. “Mon cœur s’ouvre à ta voix”, një nga ariet më të njohura të Camille Saint-Sawns, nga opera “Samson et Dalila” erdhi e interpretuar nga mezzo-sopranoja Vikena Kamenica.

Në këtë mbrëmje, “Recondita armonia” një nga ariet më të njohura të Giacomo Puccinit, nga opera “Tosca” erdhi e interpretuar nga tenori Stefan Pop, ndërsa “Io son l’umile ancella”, aria e njohur e Francesco Cilea-s nga opera “Adriana Lecouvreur” u interpretua nga sopranoja Dorina Selimaj. “Acerba voluttà”, aria dramatike e Francesco Cilea-s nga opera “Adriana Lecouvreur” u interpretua nga mezzo-sopranoja Ivana Hoxha. Ndërsa “Il lacerato spirito”, aria e fuqishme e Giuseppe Verdit nga opera “Simon Boccanegra” u interpretua nga basi Bledar Domi. Në galanë operistike mori pjesë edhe tenori Ștefan Pop, i cili ka interpretuar në skena ndërkombëtare, përfshirë Royal Opera House Covent Garden, Opéra national de Paris, Vienna State Opera dhe Teatro Real në Madrid. Në drejtimin e galasë ishte dirigjenti italian Simone Di Felice, me një karrierë që përfshin angazhime në Opéra national de Paris, Prague State Opera, Theater Basel dhe Tiroler Festspiele Erl. Repertori i tij përfshin vepra të Mozartit, Händelit, Verdit, Puccinit dhe Rossinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here