Google search engine
Home Aktualitet Shqipëria kthen akrepat pas këtë të diel

Shqipëria kthen akrepat pas këtë të diel

0
22

Në orën 03:00, akrepat do të kthehen një orë pas dhe ora do të bëhet 02:00, duke na dhënë teorikisht një orë më shumë gjumë.

Ky ndryshim, sipas kalendarit europian të ndryshimit të orës, do të qëndrojë në fuqi deri në të dielën e fundit të marsit 2027, kur vendet që zbatojnë sistemin do t’i çojnë sërish akrepat një orë përpara.

Në Bashkimin Europian, sistemi aktual përcakton që ora verore të nisë të dielën e fundit të marsit dhe të përfundojë të dielën e fundit të tetorit.

Shqipëria, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, ndjek të njëjtin kalendar, ashtu si pjesa më e madhe e Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here