Cashbook Finance, kompania e parë shqiptare “fintech” hyn në tregun britanik!

0
8222

Cashbook Finance është një firmë Financimi Faturash dhe Faktoringu e themeluar në përputhje me Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare (Financial Counduct Authority) në Mbretërinë e Bashkuar.

Misioni i Cashbook Finance është të mbështesë rritjen dhe zhvillimin e kompanive ambicioze të vogla dhe të mesme të cilat nuk dëshirojnë të presin 30, 60, apo 90+ ditë për marrjen e pagesave të shërbimeve që ofrojnë.

Pas një historie të suksesshme gjatë 10 viteve të fundit në BE, ekipi i aksionerëve vendosi të zgjerojë biznesin e tyre në tregun e Mbretërisë së Bashkuar. Me eksperiencën e saj të gjatë në industrinë financiare, kompania Cashbook Finance ofron jo vetëm shërbime klasike të financimit të faturave apo llogarive të arkëtueshme, por gjithashtu prodhon zgjidhje të dizenjuara posaçërisht duke marrë një qasje inovative që plotëson pritshmërinë e klientëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

Financimi i faturave apo i llogarive te arkëtueshme mund të jetë një mundësi e shkurtër apo afatgjatë financimi për të mbledhur para nga faturat tuaja me term pagesa të vonuara. Duke financuar llogaritë tuaja të arkëtueshme përmes Cashbook Finance, ju mund të përmirësoni fluksin e parave, rrisni kapitalin punues, si dhe të bëni bilancin më likuid duke rritur më tej madhësinë e biznesit tuaj.

Me një podukt financiar të duhur, financimi i faturave apo llogarive te arkëtueshme mund të jetë një mënyrë me kosto efektive për të nxitur rritjen dhe optimizimin e tregtisë sezonale, duke siguruar që ju të mund të shisni me besim produktet tuaja, pa u shqetësuar për ndikimin e kontratave të reja në rrjedhën tuaj të parave.

Në të kaluarën, bankat e mëdha do të kërkonin të mbulonin një ‘libër’ të faturave në emër të një kompanie. Me hyrjen në treg të institucioneve të reja të financimit si Cashbook Finance, tani është e mundur të financoni qoftë dhe një faturë të vetme duke huazuar para kundrejt shumës që ju detyrohet nga klientët tuaj.

Duke përdorur këtë produkt inovativ financiar, kompani të cilat kanë vështirësi të perkohshme me likuiditetin mund ti përgjigjen nevojave të biznesit në mënyrë adekuate, duke filluar nga parapagimi i furnizuesve, e deri tek sigurimi që pagat e punonjësve të pagohen në kohë, si dhe lehtësi në financimin e fushatave të ardhshme me qëllim rritjen e kompanisë tuaj në tregun përkatës.

Biznesi juaj mund të jetë i përshtatshëm për të përdorur Financim Faturash apo Faktoring nëse:

  • shisni mallra dhe/ose shërbime për bizneset e tjera
  • faturoni klientët tuaj me term pagesa midis 30 dhe 90 ditë
  • keni një historik në tregun britanik për një minimum prej gjashtë muajsh

Për më shumë informacion mund të vizitoni adresën www.cashbookfinance.co.uk ose kontaktoni Cashbook Finance për një konsultim fillestar në lidhje me opsione financimi për biznesin tuaj tek adresa email info@cashbookfinance.co.uk ose numri telefonit 020 3239 0699.

Cashbook Finance është zgjidhja optimale për nevojat tuaja të likuiditetit.

Ndiqni Cashbook Finance në mediat sociale më poshtë:

LinkedIn – www.linkedin.com/company/cashbookfinance

Instagram – www.instagram.com/cashbookfinance

Facebook – www.facebook.com/cashbookfinance

YouTube – www.youtube.com/cashbookfinance

Twitter – www.twitter.com/cashbookfinance

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here