Trajneri i Mançester Junajtid, Majkëll Karrik, ishte nën presion të jashtëzakonshëm para duelit me Burnemuthin, ndërsa disfata e fundit pritet ta rrisë edhe më shumë presionin ndaj tij. Tifozët duket se e kanë humbur durimin me legjendën e klubit dhe po kërkojnë zëvendësimin e tij, ndërsa një emër i veçantë po përmendet vazhdimisht nga mbështetësit e “Djajve të Kuq”. Tifozët po e kanë gjithnjë e më të vështirë ta shohin skuadrën e tyre nën drejtimin e ish-trajnerit të Midlesbroughit, duke vënë në pikëpyetje zgjedhjet dhe taktikat e tij.
Vendimi i tij i fundit i rëndësishëm ishte që ta linte kapitenin e klubit, Bruno Fernandesin, në bankën rezervë, pas deklaratave të këtij të fundit pas humbjes ndaj Komos në Ligën e Kampionëve. Tashmë, pyetja kryesore është se kush mund ta zëvendësojë Karrikun në krye të skuadrës. Antonio Konte, Julian Nagelsman, Unai Emeri, Edie Houe dhe Fabian Hurzeler janë përmendur si kandidatë të mundshëm. Megjithatë, tifozët kanë reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur bindjen se Antonio Konte është njeriu i duhur për këtë detyrë.
Njëri prej tifozëve shkroi: “Konte është i vetmi nga trajnerët e përmendur që di të luajë në mënyrë konservatore me një skuadër mesatare dhe të marrë rezultate. Hoëe do të ishte katastrofë, ndërsa Nagelsman nuk do t’i durojë këta futbollistë”. Një tjetër shtoi: “Përveç Unai Emeryt, i vetmi që mund të nxjerrë diçka nga kjo skuadër krejtësisht e demoralizuar është Konte. Me cilindo tjetër, do të luftonim për mbijetesë. Kjo nuk është koha për eksperimente si Nagelsmani”. Ndërsa një tifoz tjetër shkroi: “INEOS është edhe më i pavlefshëm se Glazerët. Bordi i mëparshëm nuk do të na lejonte kurrë të binim në vendin e 17-të pa ndërmarrë veprimet e duhura.
Karrik është më i keq se Amorim. Tani do ta zëvendësojnë me një tjetër njeri që thotë vetëm ‘po’, i cili do të jetë thjesht një Karrik tjetër. Ose silleni Konten, ose likuidojeni klubin”. Mançester Junajtid nuk është gjiganti i vetëm në futbollin evropian që po dështon t’i përmbushë pritshmëritë këtë sezon. Edhe Juventusi po has në vështirësi nën drejtimin e Luçiano Spaletit në Serie A, ndërsa ekziston mundësia që klubi italian të nisë kërkimet për një zëvendësues gjatë javëve të ardhshme. Juventusi renditet në vendin e 11-të në Serie A para përballjes me Leçen, plot 11 pikë prapa Interit, që kryeson kampionatin. Juventusi nuk e ka fituar titullin që nga viti 2020. Pra Junajtid do të ketë rivalitetin e Juventusit për Konten.







































