Google search engine
Home Sport Serie A/ Interi përmbys Fiorentinën në minutat shtesë

Serie A/ Interi përmbys Fiorentinën në minutat shtesë

0
20

Në Itali ka një rivalitet të fortë këtë sezon dhe një progres në lojë e rezultate të skuadrave italiane edhe në Europë. Ndërkohë, skuadra e Interit fiksoi fitore të rëndësishme 2:1 të dielën pasdite ndaj Fiorentinës.

Interi i shënoi dy golat e fitores në minutat shtesë. Fillimisht Marcus Thuram shënoi golin e barazimit në minutën e 91-të, ndërsa shtatë minuta më vonë, fitoren Interit ia siguroi goli i Piotr Zielinskit nga penalltia. Ndeshja Inter – Fiorentina i takoi xhiros së tetë të Serie A. Fiorentina kaloi në epërsi me golin e Alex Jimenezit në minutën e 65-të. Te Fiorentina për herë të dytë në stol ishte shqiptari Arnis Ademi.

19-vjeçari ishte në stol edhe ndaj Komos. Ademi luan në krahun e majtë të mbrojtjes. Interi me fitore e ruan vendin e parë me 22 pikë, sa ka edhe Lacio në vendin e dytë. Fiorentina ka katër pikë nga tetë ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here