Largim nga ABC News? Gazetares i mbyllin emisionin: Arsyet nuk mi tha njeri

0
10664

Juli Xhokaxhi, gazetarja e njohur e ABC News bën të ditur vetë se i kanë mbyllur emisionin e saj “Byro Politike” ndërsa thotë se nuk i ka thënë njeri arsyet.

Juli nuk sqaron gjithashtu nëse behët fjalë vetëm për mbylljen e emisionit të saj apo largim nga televizioni.

“Ah se harrova. “Byro Politike” nuk ka më. Një hall me pak. Arsyet nuk i di…se nuk mi tha njeri”, shkruan Xhokaxhi.

Kjo lëvizje në ekranin e Abc Neës ka qenë e papritur, dhe në vijëmësi të ndryshimeve të mëdha që po bëhen në këtë telelvizion.

Dje u raportua se pjesë e këtij ekrani do të jetë edhe gazetari Baton Haxhiu. Ky i fundit do të bëjë një emision politik, që do të transmetohet çdo të enjte në orën 21:00, duke konkurruar ballë për ballë me mikun e tij Blendi Fevziu.

Kjo besohet të jetë edhe arsyeja e mbylljes së “Byrosë Politike”, sipas komenteve të miqve të gazetares, si ai i Jul Dedës që i shkruan në Facebook: “Pyet Batonin”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here