Google search engine
Home Lifestyle Pak ditë para nisjes së spektaklit, Jonida Vokshi rikthehet në moderimin e...

Pak ditë para nisjes së spektaklit, Jonida Vokshi rikthehet në moderimin e BB VIP Kosova 5

0
15

Një kthesë e minutave të fundit mund të rikthejë Jonida Vokshin në skenën e “Big Brother VIP Kosova”. Sipas informacioneve, moderatorja pritet t’i bashkohet sërish Alaudin Hamitit në prezantimin e edicionit të pestë, megjithëse më herët kishte njoftuar largimin.

Deri në momentet e fundit, drejtuesit e televizionit dhe produksioni mësohet se kanë diskutuar disa alternativa për moderimin. Sipas këtyre informacioneve, Jonida fillimisht nuk ishte pjesë e planeve, ndërsa një nga mundësitë e shqyrtuara ishte Bora Zemani. Emri i Borës është përmendur edhe në raportimet mediatike, por pa një konfirmim zyrtar për një marrëveshje me produksionin.

 Mosrealizimi i kësaj alternative me angazhimet e Borës ndaj Top Channel dhe thuhet se televizioni nuk e ka lejuar të bëhet pjesë e BBVK-së.

Pas diskutimeve për mundësinë që Alaudini ta drejtonte i vetëm spektaklin, alternativa e fundit duket se është rikthimi i dyshes së njohur. Një prezantim vetëm nga Hamiti ishte raportuar më herët edhe nga media të tjera, duke iu referuar burimeve të tyre.

Rikthimi i Jonidës përbën një ndryshim nga vendimi që ajo bëri publik në fund të gushtit. Pas katër edicionesh, moderatorja kishte njoftuar se këtë sezon do ta ndiqte spektaklin nga ana tjetër e ekranit, duke shpjeguar nevojën për të ngadalësuar ritmin dhe për t’iu kushtuar më shumë familjes.

Tashmë, situata duket se ka ndryshuar dhe formula me dy prezantues është rikthyer njësoj si 4 sezonet e kaluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here