Mjeshtri i KLSH që e ka kthyer institucionin në klub qokash, ku janë të punësuar të gjithë miqtë e tij, familjarët e tyre dhe nëpërmjet fondeve të institucionit bën qoka edhe nëpër gazetarë të cilëve o ju punëson të afërmit, ose I paguan nëpërmjet shpikjes auditees I jashtëm.
Gazetarët në fjalë marrin një rrogë dhe auditojnë Noc Rrokun e Benit të KLSH, injorantit që erdhi si Pazar i Like Floririt me Ed Palloshin. Institucioni i KLSH është kthyer në rumpallhanë ku prej kohësh ky pazarxhi i vogël e ka shndërruar në një vend përllumbash për familjarët e deputetëve, ministrave, dhe drejtuesve të ndryshëm, të cilët janë të përkëdhelurit e Ben kontrollor qokaxhiut. Vetëm një ditë pasi një grup kontrollorësh paditën shkeljet e tij në institucion, regresin, apatinë dhe shkatërrimin e KLSH nga abuzimet e tij,
Ben dedektivi rendi me vrap të bënte intervistën e parë të jetës së tij gjatë gjithë kohës që ka drejtuar këtë institucion. Për herë të parë pamë një gagaç të flasë për tërmetin e madh që paska bërë me kontrollin e Thumanë Kasharit, ndërkohë që gazeta SOT ka mbi dy vjite që e ka denoncuar me fakte këtë grabitje miliardëshe nga dyshja Bella-Rama.
Dedektivi Ben, si zari i Like floririt vendosi që këtë intervistë ta japë nga mikrofoni i një prej gazetareve që ka të punësuar motrën dhe gocën e xhaxhait, Anila Hoxhës. Benushi i juridikut dhe qejfliu i dekanëve ka punësuar Shqipe Hoxhën motrën e Nilës dhe Anavanesa Hoxhën që eshte vajza e xhaxhait te Anila Hoxhës. Megjithëse kishte disa vite pa folur, (biles thonë që dhe leksionet në fakultet ja jepte marangozi i shkollës), Pjetër Mustakuqit, Ben vendosi të thyejë memecërinë e tij nëpërmjet mikrofonit të Nilës. Për herë të parë guximi i punonjësve të KLSH nxori nga strofulla e tij, kreun e KLSH, që ishte ngujuar dhe nuk jep as llogari se çbën me fondet e audituesve të jashtëm dhe sistemin e pagave brenda institucionit.
Kreshpërimi i Benit, i vetmi kryetar KLSH që nuk e takon asnjë ndërkombëtar, pasi zgjedhja e tij ishte rezultat i një kompromisi mafioz i Likes me bandën e tij, tregon se Beni ka shkuar larg. Tani është majmur dhe ka vënë dhjamë nga kontrollet dhe gjobat që ju vë kompanive që bëjnë punë publike. Ai është bërë tmerri i biznesit, pasi nuk kontrollon ligjshmërinë, por shikon interesin personal.
Urime punonjësve të KLSH që e zgjuan Benin, pasi këto ditë do shikojmë se kush janë mediat që paguhen me paratë e shqiptarëve për interesat e Ben dedektivit. Ditët në vijim do shikojmë thagmat e tij, emrat e familjarëve, mediaxhinjve dhe politikanëve që kanë përfituar dhe përfitojnë nga lista e Ben Cubit, falë kontributit të punonjësve heronj të KLSH, që kanë paditur injorantin që ju ka uzurpuar institucionin.





































