Google search engine
Home Kulture Pranvera e vitit 1972, kur Shqipëria priti Bekim Fehmiun

Pranvera e vitit 1972, kur Shqipëria priti Bekim Fehmiun

0
23

Aktori Bekim Fehmiu e vizitoi Shqipërinë në pranverën e vitit 1972, kur ishte në kulmin e famës së tij ndërkombëtare. Gjatë atyre ditëve ai pa Tiranën, Durrësin, Krujën, Shkodrën, Gjirokastrën, Sarandën, Butrintin, etj. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit solli këto ditë në vëmendje vizitën e aktorit të madh në Shqipëri, duke ndarë dhe disa foto në faqen e tij. Ndër të tjera AQSHF shprehet se aktori u takua me figura të njohura të kulturës shqiptare, përfshirë Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin.

Mori pjesë në aktivitete kulturore dhe vizitoi institucione artistike e historike.  AQSHF shprehet se vizita e tij pati jehonë të madhe, sepse ndodhi në një periudhë kur kontaktet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishin të kufizuara. “Vetë Fehmiu shprehu dëshirën që një ditë të luante edhe në një film shqiptar, por kjo nuk u realizua. Njëri nga djemtë e Bekim Fehmiut quhet Uliks. Ndërsa djali tjetër Hedoni, emër i etimologjisë antike greke, tha dikur në një intervistë për gazetën e Beogradit Alo: “Dëshira e babait ishte që fshati Lumbardh i Prizrenit, të jetë edhe varri ku të prehet përjetë trupi i tij”, deklaroi Hedon Fehmiu.

“Gjithmonë i thoshte nënës, që kur të vijë ai moment, hiri i tij të shpërndahet në Lumin Lumbardh të Prizrenit, pasi e donte shumë atë qytet, ishte shtëpia e tij të dytë”, thuhet në materialin e Arkivit të Filmit. Bekim Fehmiu ishte një aktor shqiptar nga Kosova. Ai lindi më 1 qershor 1936 në Sarajevë dhe u rrit në Prizren.

U bë i njohur në kinemanë jugosllave dhe më pas në atë evropiane e botërore, duke qenë ndër aktorët e parë nga hapësira shqiptare që arriti sukses të madh ndërkombëtar. Fehmiu interpretoi në shumë filma të rëndësishëm, ndër ta rolin e Odiseut në filmin italian “The Odyssey” dhe role të tjera në produksione kinematografike evropiane e amerikane. Ai u nda nga jeta më 15 qershor 2010 në Beograd.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here