Home Politike Drejtesi Në qeli prej shkurtit 2025/ Drejtoria e Burgjeve vendos transferimin e Veliajt...

Në qeli prej shkurtit 2025/ Drejtoria e Burgjeve vendos transferimin e Veliajt nga Durrësi në Fier

0
6

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në burgun e Fierit, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit 2025 qëndronte në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit në kuadër të hetimeve të SPAK, tashmë do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.

Sipas informacioneve, vendimi për transferimin është marrë nga autoritetet e burgjeve dhe nuk ka ardhur si rezultat i një kërkese nga vetë kryebashkiaku.

Arsyet që kanë çuar në këtë lëvizje nuk janë bërë ende publike nga institucionet përkatëse. Ndërkohë pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për të fituar lirinë, Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për kreu e bashkisë më të madhe në vend.

Gjykata Kushtetuese e pranoi pjesërisht kërkesën e Veliajt, duke i kërkuar sqarim Gjykatës së Lartë se pse “arresti me burg” është proporcional.

Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

Sipas SPAK, shumica e akuzave lidhen me marrje të përfitimeve të paligjshme në 9 raste, ku kompanitë e përfshira kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë, në këmbim të favoreve monetare dhe pasurive të paluajtshme.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here