CIA: Mehmet Shehu ishte më taktik se Enver Hoxha, ja si më 1975 Shqipëria rindezi tensionet me Jugosllavinë, sulme të vazhdueshme mes palëve

0
1096

Për CIA-n, Mehmet Shehu ishte më karizmatik se Enver Hoxha. Në një dokument të deklasifikuar së fundmi, tregohet mbi zhvillimet në vitin 1975. Aty tregohen përplasjet me Jugosllavinë, ndërsa jepen detaje dhe mbi situatën në qeveri.

 

Nëntor 1975

Jugosllavia e ndjeshme ndaj ndryshimeve në Shqipëri

Një komentator i njohur i aktualitetit në Jugosllavi u ankua kohët e fundit se sulmet e fundit të shtypit shqiptar ndaj “revizionizmit jugosllav” i shërbejnë interesave të fuqive të huaja të cilat dëshirojnë përçarjen e dy vendeve ballkanike. Milika Sundiç, analisti i çështjeve të jashtme të Radio Zagrebit, denoncoi të martën editorialin e “Zërit të Popullit” një rindezje të paprovokuar të polemikave mes dy vendeve. Kritikat e Sundiç përqendroheshin në temën e njohur të diferencave ideologjike e politike, të cilat sipas tij nuk duhet të errësojnë interesat e përbashkëta të Beogradit dhe Tiranës, apo ndërtimin mes tyre të një marrëdhënieje bazuar në dëshirën e tyre reciproke për ruajtjen e pavarësisë. Sipas versionit të “Zërit të Popullit” të përsëritur nga Radio-Tirana të dielën, vetëm në një paragraf të editorialit prej nëntë faqesh përmendej Jugosllavia, pasi pjesa tjetër e editorialit ishte denoncim i politikave revizioniste të Hrushovit, por në një mënyrë që mund të lexoheshin edhe si anti-jugosllave. Fakti që Sundiç reagon ndaj një çështjeje kaq të vogël sugjeron shqetësimin e Beogradit për zhurmat e ndryshimeve politike në Tiranë. Një vit më parë regjimi i Hoxhës theksoi se interesat e përbashkëta në Ballkan po arrinin të mbanin larg influencën sovjetike në rajon. Kjo tendencë u mirëprit edhe nga Jugosllavia të cilën ata e konsideronin si një kthesë të marrëdhënieve të Shqipërisë në marrëdhëniet me fqinjët e saj. Beogradi është gjithashtu i ndërgjegjshëm për problemet me të cilat mund të përballet nëse Tirana i rikthehet praktikave të mëparshme të përkeqësimit të tensioneve nacionaliste në provincën etnike shqiptare të Kosovës në jug të vendit.

Hapjet e Shqipërisë përtej Kinës

Shqipëria është aleatja e vetme e Kinës dhe mbrojtësja e vetme e stalinizmit në Evropë, duke praktikuar izolacionizmin dhe regjimin e brendshëm autoritar. Por lidhja e fortë dhe e veçantë me Kinë duket se nuk ekziston më dhe mes dy aleteve po shfaqen përçarje dhe reduktimi i ndihmave për ekonominë shqiptare po bën që Tirana të mendojë daljen nga izolimi. Kohët e fundit ka pasur disa tentative të kujdesshme hapjeje ndaj disa vendeve perëndimore veçanërisht në Evropë, siç është vizita e parë ministrore që prej 1974 në një vend perëndimor, në Greqi me të cilën vendi kohët e fundit ka afruar marrëdhëniet. Gjithashtu pas mëse një dekade udhëheqja shqiptare ka dërguar delegacione te Partitë Komuniste jo në pushtet të Portugalisë dhe Italisë, me sa duket në kuadër të konkurrencës me Pekinin për të fituar mbështetjen e tyre dhe të partive të tjera në botë. Nga ana tjetër Pekini duket i vendosur në përmirësimin e marrëdhënieve me Rumaninë e Jugosllavinë, shumë më tepër sesa me Shqipërinë. Spastrimet që kanë gjymtuar radhët e partisë gjatë viteve të fundit kanë siguruar dominimin e kreut të saj Enver Hoxha dhe të numrit 2 Mehmet Shehu, dhe ndoshta të një tranzicioni të qetë në rast se njëri apo tjetri largohet nga skena politike. Megjithëse nuk ka shumë gjasa për ndryshime në politikat radikale të regjimit Shehu duket se është më taktik se Hoxha. Ai njihet si i alarmuar për rrezikun sovjetik dhe ndryshe nga Hoxha, mund të ndryshojë qëndrimet armiqësore ndaj Britanisë, SHBA ose Gjermanisë Perëndimore.

Mars 1975

Shtypi shqiptar sulmon ushtrinë sovjetike

Shtypi shqiptar duket se po arrin lartësi të reja në sulmet e tij shumëngjyrëshe kundër Kremlinit. Tirana tashmë akuzon udhëheqësit e Moskës për transformim të ushtrisë sovjetike në një forcë agresive, puçiste e fashiste”. Editoriali kryesor i gazetës së partisë më 22 shkurt (dita e ushtrisë sovjetike) titullohej “Ushtria sovjetike, ushtrie e pushtimit dhe e shtypjes së popujve”. Citimet e mëposhtme janë tipike të tonit të përgjithshëm të artikullit. “Ushtria sovjetike është tashmë në duart e borgjezisë së re sovjetike, dhe i shërben konsolidimit të dominimit të saj dhe qëllimeve të tjera imperialiste. Revizionistët e kanë transformuar ushtrinë e revolucionit të krijuar 57 vjet më parë nga Lenini dhe Stalini, në një ushtri të kundra-revolucionit dhe të diktaturës së borgjezisë. Ajo është kthyer tani në një ushtria agresive të pushtimit dhe të shtypjes së popujve”, thuhet aty. Artikulli shton më tej: “Agresioni barbar i ushtrisë sovjetike kundër Çekosllovakisë ishte demonstrimi i parë në praktikë i politikave agresive, fashiste e shoviniste, dhe një sinjal i ofensivës së gjerë kundër lirisë dhe pavarësisë së popujve. Me qëllim për skllavëruar tërësisht si politikisht dhe ushtarakisht vendet revizioniste të Evropës Lindore, udhëheqësit e rinj neo-caristë të Kremlinit u kanë kërkuar gjeneralëve të tyre të shtojnë manovrat ushtarake. Ushtria sovjetike pa zhurmë po rivendos ngadalë pushtimin ushtarak të Polonisë, Hungarisë, Gjermanisë Lindore, Bullgarisë dhe Mongolisë … ku ajo ka statusin e veçantë që mund të ketë vetëm një ushtri agresive pushtuese”. Interesant është fakti se Tirana nuk ka nevojë për asnjë provim të veçantë për shpërthime të tilla. Ato duket si dalin natyralist shqiptarëve dhe regjimit të Hoxhës. Ndoshta ky është një reagim i çdo sinjali për rritje të interesit të sovjetikëve në Ballkan, dhe veçanërisht në Jugosllavi, të cilës kohët e fundit Hoxha i ka premtuar të luftojë çdo afrim të mundshëm të sovjetikëve. Tani që Beogradi po trajton rastin e dytë të spiunëve pro-sovjetikë në gjashtë muaj, Tirana mund të reagojë me akuza gjithnjë e më të helmatisura ndaj Kremlinit.

 

Shkurt 1976

Gjatë javëve të fundit situate në Shqipëri është përkeqësuar deri në pikën sa diplomatët në Tiranë thonë se vendi ngjan me një kamp përqendrimi. Spastrimet masive të muajve të fundit, rritja e kontrollit ideologjik dhe ashpërsia në rritje e propagandës së mediave të Tiranës po kontribuojnë në rritjen e ksenofobisë aq sa qytetarët e thjesht kanë frikë të shkëmbejnë përshëndetje me të huajt. Përveç kësaj shqiptarët po vazhdojnë me ritme të përshpejtuara ndërtimin e bunkerëve dhe strehimeve anti-ajrore rreth kryeqytetit, dhe nëse më parë kjo bëhej në fshehtësi tashmë nuk bëhen më përpjekje për mbulim të aktivitetit. Autoritetet i kanë kërkuar dhe ambasadave të huajtja të ndërtojnë strehime në impiantet e tyre. Ambasadori francez atje thotë se Shqipëria është gjithashtu në mes të një përpjekjeje të gjerë urgjente për të ndërtuar bunkerë përgjatë gjithë brigjeve të Adriatikut. Këto përgatitje frenetike mbajnë vulën e pangatërueshme të udhëheqësit Enver Hoxha dhe mund të jenë një mjet për të bërë të mbijetojnë politikat e tij kur ai të mos jetë më. Muajt e fundit janë përhapur zhurma të përsëritura mes diplomatëve të huaj në Tiranë, se si Hoxha dhe i dyti në komandë Mehmet Shehu janë në shëndet të dobët. Disa diplomatë perëndimorë thonë se 67 vjeçari Hoxhë nuk do të jetojë shumë gjatë. Spastrimet e radhëve të partisë janë hapi i parë i përgatitjeve për tranzicionin e pushtetit te pasuesit e tij. Procesi duket se ka nisur rreth një vit e gjysmë më parë, dhe në intervalin mes verës 1974 dhe pranverës 1975 janë larguar figurat kryesore të ministrisë së mbrojtjes. Ende nuk ka informacione për shkaqet e këtij veprimi dhe asnjë shpjegim nuk është dhënë nga Tirana zyrtare. Më tej u shkarkuan tre zyrtarët kryesorë të ekonomisë, dy prej të cilëve kishin qenë anëtarë të vjetër të Byrosë Politike. Tashmë është e qartë se këta zyrtarë ngecën në valën masive të shkurtimit të burokracisë. Barra kryesore e këtij sulmi ishte përqendruar në stafin e ministrive, të qeverisë lokale dhe institucioneve të tjera si mediat masive. Një tjetër aspekt kritik i spastrimeve është rëndësia që iu dha rotacioneve si një mënyrë për të shëruar mangësitë e burokracisë. Kjo rrjetë krijon gjithashtu ndjesinë e përhershëm të mungesës së stabilitetit të administratës në të cilën nuk mund të lulëzojë asnjë formë opozicioni. Për Hoxhën janë shumë të shtrenjta mungesa e besimit ndaj administratës, rotacioni i kuadrove jo-specialistë dhe doktrina primitive e vetëmjaftueshmërisë ekonomike. Megjithëse ekzistojnë pikëpamje opozitare në fushat ushtarake, kulturore e ekonomike, provat sugjerojnë se të gjithë të rinjtë që po ngrihen në radhët e partisë janë personalisht besnikë ndaj Hoxhës. Hapat e mëtejshëm të forcimit të kontrollit të brendshëm dhe të përforcimit të përshtypjes së rrezikut të pushtimit nga jashtë, janë të shënjestruara drejt Moskës. Është e qartë se Tirana vazhdon të ketë një frikë paranojake nga Bashkimi Sovjetik, e cila është rritur me shpejtësi që prej vitit 1974 kur një grup i fshehtë pro-sovjetik u zbulua në Jugosllavinë fqinje. Tirana vazhdon të refuzojë ofertat sovjetike të hapjes edhe është e sigurt se ato do të shoqërohen me ndihma të konsiderueshme ekonomike. Bashkimi Sovjetik ka shumë arsye për të dëshiruar rivendosjen e influencës së tij në Shqipëri, si për rëndësinë strategjike të porteve në Adriatik të cilat i janë mohuar prej vitit 1960, e gjithashtu për goditjen që kjo do të jepte ndaj Pekinit, i cili ka shfrytëzuar armiqësinë shqiptare ndaj Moskës. Është ende e paqartë se deri ku do të shkojnë politikat e Hoxhës dhe nëse ato do të ndryshojnë pas largimit ose vdekjes së tij. Indiferenca aktuale e Kinës ndaj vështirësive ekonomike të Shqipërisë ka kontribuar në qëndrimin e tyre izolacionist, por një udhëheqje e re shqiptare nuk do të kishte gjasa të bënte një kthesë të menjëhershme dhe të pranonte kujdestarinë e jugosllavëve apo të Bashkimit Sovjetik. Më e mundshme është jë riafrim me pjesën komuniste të Evropës, gjë që mund të ndryshonte konturet politike në Ballkan dhe të shqetësonte disi Beogradin e Bukureshtin. Kjo do të bënte një Pakti i Varshavës të kishte një dalje strategjike në detin Adriatik. Ndërkohë në mes të trazirës që ka krijuar, Hoxha duket i vendosur për të reflektuar në botë imazhin e unitetit brenda partisë së tij. Në janar e gjithë udhëheqja vizitoi konsullatën kineze për ngushëllimet e vdekjes së Çu Enali.

Dhjetor 1977

Shqipëria sulmon ashpër Kinën

Udhëheqja shqiptare ka nisur sulmin e saj më të ashpër deri tani ndaj Kinës, i nxitur kryesisht nga rivendosja e lidhjeve partiake mes Pekinit dhe Jugosllavisë. Në një fjalim madhor politik nga kryeministri Mehmet Shehu të martën, theksi vihej mbi sulmin personal ndaj udhëheqësit jugosllav Josif Tito. Fjalimi erdhi një ditë pas publikimit nga Pekini të një telegrami drejtuar partisë dhe qeverisë jugosllave. Kryeministri shqiptar i përshkroi të gjithë ata që afroheshin me Jugosllavinë si “revizionistë”, gjë të cilën shqiptarët nuk e kishin përmendur kurrë në lidhje me Kinën. Shehu sulmoi gjithashtu teorinë kineze të marrëdhënieve të jashtme të “Tre Botëve”, duke e quajtur kundër-revolucionare dhe si e shpikur nga Trotski, Bukarin dhe kundra-revolucionarë të tjerë të botës komuniste. Shehu është zyrtari më i lartë shqiptar që sulmon haptazi linjën politike kineze, me komente të ngjashme me ato të përmendura në plenumin e fundit të partisë komuniste në nëntor. Fjalimet e këtij plenumi përfshinin dhe një raport nga lideri Hoxha mbi gjendjen e marksizëm-leninizmit në botë, që ende nuk është publikuar nga mediat shqiptare. Disa nga fjalët më të ashpra të Shehut i drejtoheshin udhëheqjes kineze në lidhje me mbështetjen e Kinës ndaj interesave amerikane dhe Perëndimore. Në të njëjtën kohë ai kreu goditje të tjera kundër asaj që quajti “social-imperializimi sovjetik”, në një ton që konfirmonte opozicionin e vazhdueshëm të Shqipërisë në vendosjen e lidhjeve me BRSS ose SHBA, megjithë përkeqësimin e marrëdhënieve me Kinën. Ndërkohë zyrtarët kinezë, megjithëse pranojnë ndryshimet ideologjike me Shqipërinë, kanë thënë se nuk do të lejojnë që probleme të tilla të influencojnë marrëdhëniet ndër-shtetërore. Në përvjetorin e 33 të Partisë Komuniste shqiptare në nëntor, Pekini u përpoq të ruante aparencat përballë përkeqësimit të lidhjeve. Zyrtarë të lartë kinezë morën pjesë në një pritje në ambasadën shqiptare në Pekin, ndërsa urimi zyrtar i kreut të partisë Hua Kong Fend ishte i ftohtë. Në tekstin e urimit nuk përmendej lideri Hoxha por theksohej dëshira e Pekinit për të ruajtur marrëdhëniet e mira mes dy popujve, që në fakt është shenjë e dukshme e tensioneve ndërshtetërore. Gjithashtu, publikimi nga Pekini i një editoriali të gjatë në mbrojtje të teorisë së Tre-Botëve në fillim të nëntorit, ishte një shenjë se kritikat shqiptare po ndjehen në Kinë, e cila vazhdon ndërkohë me asistencën ekonomike e ushtarake ndaj Shqipërisë.

Gjendja e ushqimit në Kinë

Dështimet në të korrat e grurit dhe humbja e ritmeve në krahasim me rritjen e popullsisë n 1976 dhe 1977, kanë prekur gjendjen dhe objektivat e Kinës për rezervat ushqimore. Prej vitit 1974 raportohet se rezervat ushqimore të emergjencës janë shtuar vetëm me 10 milionë ton, shumë më pak nga objektivat e përcaktuar nga plani. Rezervat kombëtare ushqimore të emergjencës aktualisht raportohen në 50 milionë ton, që është rreth 20 mangët sasisë që Kina konsideron të nevojshme në rast lufte. Programi kombëtar i rezervave ushqimore i krijua në 1969, kur rezervat e grurit zbrazën gjatë Revolucionit Kulturor në Kinë, ndërsa objektivi për 40 milionë ton rezerva grupi u shpall në 1970. Kina tha se kjo është arritur në 1974, kur dhe u shpall objektivi i radhës për 80 milionë ton grurë rezerva deri në vitin 1980. Rezervat e grurit magazinohen nga shteti për tre vjet ose më shumë në magazina të shpërndara. Përveç kësaj, familjeve në zonat bujqësore u kërkohet të magazinojnë 50 kg grurë për nevoja emergjence, teksa theksohet rëndësia e vetëmjaftueshmërisë së qytetarëve. Rezervat e grurit shpërndahen në një zonë të gjerë gjeografike për arsye strategjike, siç është minimizimi i kostove të transportit, gjatë rasteve të emergjencës. Autoritetet theksojnë masat e para për depozitimin e sigurt të grurit, si ambientet me lagështi 12 deri në 12.5 për qind, dhe spërkatjen me pesticide për mbrojtjen nga mikrobet dhe insektet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here