Zjarri në QSUT, ministrja Koçiu flet për herë të parë: Brenda muajit pritet të…

0
47

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu flet për herë të parë për situatën e krijuar në QSUT pas zjarrit të rënë në katin -1, që ka nxjerrë jashtë funksionit shërbimin e urgjencës.

Ministrja po raporton në Komisionin për Shëndetësinë dhe tha se po punohet për të kthyer shërbimin e urgjencës brenda majit.

“Dua të përgjigjem për disa akuza të pavërteta. QSUT është fytyra e vërtetë e transformimit të këtij spitali, siç është spitali i sëmundjeve të brendshme. Nuk është vetëm QSUT. Incidenti që jemi thirrur sot, tregoi se standardet dhe profesionalizmi është i njëjtë si në të gjithë vendit. Të gjitha spitalet janë të aftë sot të përballojnë fluksin e shërbimeve për të cilat urgjenca e QSUT nuk mund të japë shërbim. Deri pak vite më parë diçka e tillë do ishte e pamendueshme dhe ky incident do ta fuste në kolaps sistemin shëndetësor, kjo nuk është situata sot.

Sa i përket incidentit, pa dashur të normalizoj dhe të jap më shumë rendësi se dihet, është në hetim nga prokuroria, por nga të dhënat paraprake nga grupi i punës mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik të ndodhur nga dhomat teknike ku ka patur djegie të kabujve elektrike, pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të spitalit. Sot që flasim në QSUT vijon normalisht puna dhe i vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake dhe ajo e sëmundjeve të brendshme.

Kjo falë protokolleve të ndjekura dhe standardeve në ndërtim, janë zhvilluar procedurat për ta rikthyer këtë shërbim në gjendje pune. Kompania ka nisur punën për rehabilitimin, punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për ta rikthyer shërbimin.

Situata kaotike me urgjencat vijon që prej datës 11 shkurt kur në katin -1 në Urgjencën e re të QSUT-së ra zjarr, për shkaqe që po hetohen nga prokuroria e Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here