Rama sulmon Umberto Bossi-n nga Milano: Ishte koha kur bënte thirrje që shqiptarët të vriten në det, i bleu djalit diplomë te ‘Kristali’ i Saliut

0
29

Në takimin me shqiptarët në Itali kryeministri Edi Rama ka folur edhe për paragjykimet ndaj emigrantëve shqiptarë shumë vite më parë. Kreu i qeverisë kujtoi edhe thirrjet e Umberto Bossit, ish drejtues i ‘Lega Nord’, që shqiptarët të vriten në mes të detit. Po ashtu Rama tha se djali i tij bleu në Shqipëri diplomë në universitetin privat ‘Kristal’ në kohën e Berishës.

‘Kush nuk i kujton ato kohë me damkën ‘Estato Albenese’ ishte koha e një Umberto Bossi një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det. Një personazh që dukej se kishte dalë nga filmat komik. I bleu djalit diplomën te një nga universitetet private në Shqipëri, ‘Kristal’ dhe ‘Vitrina’ të kohës së Saliut 2.’- tha Rama.
Kujtojmë se Renzo Bossi, djali i Umberto Bossit, mori disa vite më parë diplomën e studimeve universitare në Shqiperi, kjo sipas hetimeve të Prokurorisë së Napolit dhe Milanos mbi partinë “Lega Nord”. Bëhet fjalë për një diplomë për Administrim Biznes, që u lëshua nga universiteti privat “Kristal” në shtator të 2010-s. Sipas mediave italiane asokohe dyshohej se diploma e Renzo Bosit të jetë paguar me paratë e Lega Nord.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here