Akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë merr vendimin për Izet Haxhinë

0
38

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e ‘Apelit’ të vitit 2022 që la në fuqi dënimin me 21 vite burg të Izet Haxhisë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998.

Në dhomë këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici kanë rrëzuar rekursin e Izet Haxhisë i cili kërkonte prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues, për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.

Kujtojmë se Haxhia nuk e pranuar asnjëherë akuzën për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Ai u arrestua në Turqi disa vite më parë, ku ishte arratisur nga drejtësia shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here