Egnatia mirëpret gjyqtarin e huaj, finalja me Partizanin po merr rivalitetin e duhur

0
35

Ndeshja finale për titull më 26 maj, midis Partizanit dhe Egnatias, pritet me mjaft interes nga të dy palët që do të jenë përballë, por edhe publiku i gjerë sportiv. Mesfushori Albano Aleksi është mjaft optimist për fitimin e titullit nga Egnatia. Pas kualifikimit për në finale me barazimin kundër Vllaznisë, ai ka folur për ndeshjen e djeshme, sfidën me Partizanin dhe faktin që ajo do të gjykohet nga anglezi Tejlor. “Patjetër jam i lumtur, sepse e merituam të shkonim në finale. Pavarësisht se ishte një ndeshje e vështirë. Kemi sakrifikuar gjithë vitin dhe tani na pret Partizani, që është një ekip i fortë normalisht dhe shpresojmë të bëhet një finale e bukur dhe të fitojë më i miri. Përpiqem gjithmonë t’u tregoj edhe të rinjve, që duhet të punosh fort për të arritur gjëra të mëdha. Bëj sakrificën më të madhe, që kam luftën në fushë dhe dua ta shpreh edhe te të tjerët këtë. Ajo është finale dhe luhet për t’u fituar. Shpresoj të bëhet finale e bukur. Është 50 me 50, por e kemi treguar çfarë dimë të bëjmë ndaj çdo ekipi, edhe ndaj Partizanit. Shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur dhe të fitojmë ne. Ka qenë strategji e imja, mund të jetë më mirë me gjyqtarin e huaj. Jam lojtar që di të frenoj nervat e mia dhe mënyrën e protestave. Shpresoj që të bëj më të mirën edhe në finale. Shyqyr Zotit, e kaloi dhe është më mirë. Sapo mori vesh që shkuam në finale, u bë edhe më mirë”, tha Aleksi.

Ndahen tribunat për tifozeritë në finalen e titullit Egnatia-Partizani

Partizani-Egnatia është finalja e këtij sezonin në kampionatin “Abissnet Superiore” që do të luhet të dielën më datë 26 maj në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Një finale e madhe mes dy skuadrave më të mira të këtij sezoni që edhe pas përfundimit të kampionatit të rregullt e mbyllën me pikë të barabarta në renditje. Një ndeshje e rëndësisë maksimale ku drejtësi në këtë sfidë tepër të rëndësishme do të vendosë gjyqtari anglez, Anthoni Tejlor. FSHF si organizatore e ndeshjeve të “Final Four” ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 26 majit, Partizani – Egnatia. Në sektorin N do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori S është i rezervuar për tifozët e Egnatias. Në tribunën kryesor, sektorët W 101, W 102 dhe W 103 janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët W 105, W 106 dhe W 107 do të vendosen tifozët e Egnatias. Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Partizani synon fitoren e shtatë radhazi

Në gjashtë ndeshje të fituara radhazi, te kuqtë kanë pësuar vetëm 1 gol, duke dëshmuar se mbrojtja është konsoliduar, edhe pse ka pasur shumë ndryshime dhe dëmtime. I vetmi gol i pësuar është në derbin e fituar me shifrat 1-2 kundër Tiranës. Në pesë sfidat e tjera, saktësisht kundër Dinamos, Skënderbeut në dy beteja, Kukësit dhe Erzenit, “demat” nuk kanë pësuar asnjë gol, me Qirkon, që ka “kyçur” kuadratin. Nga ana tjetër, Partizani ka shënuar 10 herë në 6 sfidat e fituara radhazi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here