Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista

0
51

Analisti dhe gazetari i njohur që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Demalia ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste për “Dritare.net”, zoti Ilir Demalia ka bërë një deklaratë të fortë, teksa zbuloi se kreu i Rithemelimit, Sali Berisha do të lirohet. Po ashtu, ai ka treguar se kush janë dy njerëzit që dyshohet se po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista dhe se si po hidhen miliona euro në prapaskenë.

-Zoti Demalia, vizita e ish deputetit gjerman është një sfidë ndaj drejtësisë ku na konsiderojnë si popuj primitivë ku sfidojnë drejtësisë e të vijnë në një kohë kur ai e di se ish-kryeministri është person në “arrest shtëpiak” ka dhe përgjegjësi ligjore, si e shihni shfaqjen e Elmar Brook në ballkonin e Berishës?

Jo vetëm është në arrest shtëpiak por ky person e di shumë mirë që është një person ‘non-grata’ për korrupsion të lartë nga SHBA dhe Anglia, dy shtetet më të fuqishme. Nuk është faji i Brook, se ky i fundit këtë gjë nuk mund ta bëj në vendin e tij, as në një vend europian, as në Maqedoni, as në Serbi, as në Mal të Zi por e bën në Shqipëri. Unë e kuptoj që SPAK është i ngarkuar me dosje voluminoze, ka presion nga politika por ka kohë që nuk vepron ndaj Berishës. A ka një ligj ky shtet, a ka një ligj kjo drejtësi, a mendojnë se bëhet model ky SPAK? Por si, shkon RAI në shtëpinë e Berishës, ish-kryeministri del çdo ditë në ballkon, vjen deputeti, jo deputet po kancelari Gjermanisë të jetë, nuk ta lejon një shtet serioz, sepse ka policë të dera. Ligji është ligj, nuk mund të ketë dy ligje, një për të huajt, pse mua nuk më lejon ta takoj Berishën, nuk më lejon. Përse e lejon RAI-n dhe ish-deputetin Brook? Ka policë te dera dhe nuk të lejojnë të hysh. Me ligj vetëm Liri Berisha mund të hyj, as vajza e tij nuk hyn dot. Kur nuk zbatojnë ligjin dhe nuk japin drejtësi për një gjë kaq të thjeshtë dhe të dukshme, do të pres unë për Berishën, për Ilir Metën, për Erion Velinë, për ish-ministrin e Drejtësië, për Olta Xhaçkën. Pse vërtetë do të japin drejtësi këto që nuk kanë këllqe një akt të thjeshtë, të ndalojnë personin që do të shkojë të vizitojë në banesë Berishën. Këtu nuk ka faj Berisha por ato që e lejojnë. Ndaj, i bëj thirrje Berishës që të dal në mënyrë të lirshme të shkojë të hyj në Parlament, të shkoj te sheshi Skënderbej e të marr dhe mbështetësit të rruga poshtë ballkonit dhe të shkojnë pastaj të lirojnë Belerin. Prandaj ky është një zhgënjim i madh për SPAK-un që nuk janë të vendosur për të vënë drejtësi. Janë të paktën mbi 20 miliardë dollar nga tranzicioni i politikës në këto 32 vite e sot ku janë? Sigurisht që pjesën e luanit e kanë ato që kanë qenë në pozicione më të larta. Këto janë dhe hajdutë dhe kriminel dhe kanë shkatërruar vendin në gjithë këto vite dhe i kanë vrarë shpresën shqiptarëve e tani na bëjnë dhe karshillik. Nuk ndodh në asnjë vend kjo gjë. Prandaj nuk do të ketë asnjë rezultat nga SPAK-u, as gjykatat, as drejtësia e do të bëhet një tollovi se sa më shumë të kalojë koha, çdo gjë ftohet dhe këto zotërinjtë do të sundojnë Shqipërinë se kanë para të madhe si Meta, si Berisha, si Monika, si Beqaj e të gjithë me radhë. Po iu them unë se Berisha a nëpërmjet Zenit a Çim Hasit kanë paguar RAI-n, kanë paguar ish-deputetin gjerman Brook e po paguajnë edhe të tjerë.

-Berisha është ‘non-grata’ dhe dihet se nuk vjen kurrë në pushtet, ndërsa Trump është një njeri i cili është afër fitores dhe shkon me një këmbë në gjykatë e nuk guxon të ofendojë gjykatësin e t’i thotë jo tokat e kuqe apo akuza

Trump vetëm një minutë bëri propagandë politike në sallën e gjyqit dhe i tha gjykatësi mbyll gojën se do të nxjerr jashtë e do të kesh pasoja më të rënda dhe e mbylli gojën. Përsëri nuk ka guxim t’i thotë drejtësisë organizatë kriminale. Njerëzit dhe mbështetësit e Berishës shohin ëndrra se po erdhi Trump-i dhe Berisha do të vij në fuqi pasi do t’i heq ‘non-gratën’ e do t’i bëj të gjitha, janë veç ëndrra. Po gjë që po ndodh  në Shqipëri ose duhet të stopohet ose të lejohet Berisha, Meta dhe të mbyllen çështjet se këto e kanë fuqinë dhe kjo është arsyeja që njerëzit nuk kanë shpresë në Shqipëri, lërë më propagandën dhe qeveria e sotme. SPAK dhe drejtësia e re nuk kanë asnjë lloj këllku por këto po të duan ja ku është fusha, ja ku është beteja e nëse je i zoti mbyll çështjet. Në këtë situatë është fatkeqësi por Rama e ka nisur fushatën për 2025-ën dhe në këtë gjendje që është kjo opozitë që jeton për të mbrojtur veten nga korrupsionet dhe hallet e veta që kanë për të ardhur në pushtet, Rama po thellon dhe më shumë distancën për 2025-ën. Rama në zgjedhjet e 2025-ës do të ketë më shumë se 78 mandate dhe kjo nuk është gjë për t’u kënaqur por tregon që kjo shoqëri as nuk ka ndërgjegje e as idenë se çfarë është demokracia e as do të dijë çfarë është shteti i së drejtës.

-Këtë mos e thuaj pasi kjo shoqëri mbase e ka idenë se çfarë është demokracia por kur ka përballë një opozitë të shkundur, çfarë të bëj t’i japë votat kësaj opozite?

Këtu jam dakord me ty por problemi është se kemi një shoqëri që nuk prodhon pasi shoqëritë e kanë ndryshuar të gjithë botën.

-Politika nuk po luan lojën fiktive duke larguar Berishën dhe sjellë në krye Lulzim Bashën e pas tij Alibeajn e të tjerë me radhë, e si të tillë në Shqipëri kanë djegur elitat dhe nuk kanë lënë vend për to dhe shkon pushteti vetëm në duar të 3-4 udhëheqësve ndër vite. Keni një koment?

Liderët tanë nuk kanë preçizicion ku heqin brekët me të huajt, lidhen me krimin për të mbajtur pushtetin. Dhe tani nuk dalin dot nga rreth vicioz, kjo është historia e Shqipërisë. Hiqen si të shqetësuar për votën e emigrantëve ku përfaqësuesi i Belerit thoshte se vota e jashtme do të rrëzojë Edi Ramën. Por jo, nuk do të ndodh pasi mua nuk më bind asnjëra palë e nuk kam besim te asnjëra palë pasi i njoh se kush janë. Unë nuk kam për të ardhur të votoj më në Shqipëri e jo më brezit të ri që lind në Amerikë apo Gjermani a ndonjë vend tjetër as i shkon në mendje që të shkojë në Shqipëri për të votuar. Ndaj, kjo është një lojë që duan të marrin kredite. Por vota e emigrantit nuk do të ndikojë pasi ti ke shoqërinë indiferente në Shqipëri e jo më emigrantët. Është një lojë se e luajnë për qëllime të tyre se nuk ka asnjë shkencë që ta miratojnë këtë gjë.

-Ndërkohë më bëri përshtypje në fjalim që Rama iu tha shqiptarëve në Athinë, ju jeni zotër të këtij vendi. Si e patë ju?

E para Rama iu tha grekëve që doni të luani ju me Himarën, hajde luajmë me Çamërinë. Grekët do të ulen, Rama për interesa të tij është i zoti e di të krijojë marrëdhënie me ndërkombëtarët por prestigjin dhe dinjitetin e shtetit e ka ngrit pasi me fqinjët tanë ulet e bisedon me autoritet e iu thotë nuk është kështu. Luajti kartën e Çamërisë, luajti kartën e ligjit të Luftës, ti do marrëdhënie miqësore e do të mbash dhe ligjin e luftës e ke dhe pretendime territoriale. Këto janë të sëmurë, e habiten me politikanët grek që kanë filluar demokracinë e politikën, filozofinë e janë në këtë gjendje primitive sot, habitem me këto. Këto edhe kur thonë diçka që është e drejtë e kanë inflacionuar çdo gjë aq sa nuk bëhet e besueshme. Rama dhe qeveria e tij është e korruptuar dhe duhet të ikin që nesër dhe vendi nuk ka alternativë tjetër.

-Rama me Greqinë ka bërë 3 veprime të forta. E para, ligjin për detin nuk e çoi në gjykatën ndërkombëtare sepse mori vesh që aty greku mund t’ja merrte. Keni një koment?

Çështjen e detit e nisi Berisha dhe ai e bitisi po e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese. Problemi i këtyre që hiqen si nacionalist, si shqiptarë të mëdhenj është se mohojnë çdo gjë vetëm se e thotë Edi Rama. Urrejtja patologjike për Ramën opozitën po e merr në qafë. Rama i humb nga një provokim dhe as nuk merret më me pozitën pasi e ndjen veten të sigurtë sepse informacione ka, mbështetjen nga ndërkombëtarët e ka. Në anën formale edhe me drejtësinë mbajnë një  qëndrim edhe më korrekt, nuk i thonë SPAK-ut organizatë kriminale.

-Mendon që kjo fushatë anti-Rama, e cila po kthehet në një fushatë pro greke, mund ta penalizojë opozitën në zgjedhje?

Kjo fushatë do të penalizojë vetë Greqinë në radhë të parë. Kjo urrejtje do të penalizojë edhe Greqinë me atë që po bën dhe shenja e parë ishte vizita e Ramës në Athinë. Rama nuk merret fare me Greqinë për çështjen Beleri pasi thotë e ka drejtësia, këtë gjë e mbështet dhe Europa, pasi ia ka lënë drejtësisë. Këto vazhdojnë akoma me Belerin. Imagjino ku e ka ul veten e saj Greqia ku sado të ketë pretendimet e veta, e ka ulë veten te një Beler që nuk është grek, është shqiptar që deklarohet grek e duan ta bëjnë dhe deputet europian. Edhe opozita që nuk di se ku ka kokën, do t’i kthehet në bumerang pasi ato që nuk duan Ramën, nuk votojnë as për opozitën. E kjo gjë do t’i kushtojë opozitës e jo Ramës, pasi ky i fundit ka administratën i ka të gjitha.

-Si e shikon pjesëmarrjen në votime ku sondazhet nxjerrin një rënie të pjesëmarrjen por ka një fitore të Ramës ku aktualisht e gjithë opozita e bashkuar shkon rreth 30%?

Faktori kryesor është që PS ka një kontingjent selit për shkak të historisë së Shqipërisë, ka një kontingjent selit se ka 12 vite që kontrollon administratën, ka elektorat më civil se ka dhe biznesmen që nuk duan ndryshim se janë mirë kështu siç janë, kështu që në anën tjetër, Foltorja lë gjendja e tyre që janë copë copë ku akoma nuk dinë ku kanë vulën, një kryetar del në penxhere e një tjetër kryetar ka marrë malet. Ato nuk dinë se ku janë, nuk kanë struktura por vetëm një fjalor retorike të neveritshme dhe të mërzitshme. Kur del çuni i Fariut në protestë e i thotë hajdut Veliajt, ai që ishte pjesëtar në Gërdec me emrin e motrës, djalit e vajzës së Fariut që u vranë 38 vetë e u plagosën me qindra e u dëmtuan miliona dollarë para, duhet më thënë Zot ku të shkoj, thoshte Fishta Zot nuk di ku të çaj, ka ardhur koha me i thënë derrit dajë. Në zgjedhjet e 2025 do të jetë niveli më i ulët që shqiptarët do të votojnë në qendra votimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here