Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit

0
70

Juristi i njohur, Romeo Kara ka folur për operacionin “blic” të zhvilluar nga SPAK ditën e premte (17 Maj), ku përpos listës së publikuar nga Prokuroria e Posaçme, paralajmëron të tjera “kërcitje” prangash. Zoti Kara gjatë një interviste televizive bën me dije se SPAK do të vijojë operacionet nga krimi i organizuar te politika e niveleve të larta. Nga ana tjetër, avokati shprehet se Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shfrytëzuar lidhjet me krimin për të qëndruar në pushtet, si dhe pasurinë marramendëse të parave e ka fshehur në bankat e Monikës e Erisës si dhe ka ‘shpërblyer’ familjarët e çiftit duke iu dhuruar apartamente e vila.

-Zoti Kara kur do të kalojë SPAK nga krimi i organizuar te politika në nivele të larta?

Do të jenë më shumë të arrestuar, SPAK nga ana strukturore ka nevojë që të krijojë një forcë të tijën operacionale brenda BKH-së në prag të zgjedhjeve, pasi ka futur ujë herë pas here bashkëpunimi me policinë. Mendoj që nuk është kaq i rënduar sa themi ne bashkëpunimi në këto momente pasi ato i kanë në përgjim ato persona të cilët bashkëpunojnë. Ekziston gjithmonë një diversion që bëhet me servirje të informacionit për të provokuar, pasi kur personat janë në gjendje emergjence nuk pyesin më për të punuar under cover por punojnë të japin ato mesazhet e fundit dhe aty edhe komprometohen. Këto ndodhin në çdo vend të botës pasi njeriu e kupton se nuk ka një mënyrë tjetër të shpejtë për t’i paraprirë një të keqe që i afrohet atij, pra është i detyruar jo se janë budallenj për ta bërë. Kur kemi diskutuar këtu apo dhe në vende të tjera se nuk mund të shkojmë te këto politikanë kaq të korruptuar, kaq të fuqishëm që janë kapobanda paralelisht, pa u marrë me garancitë e tyre që është ai krimineli i cili kërcënon me jetën, me pronën, me zhvlerësimin publik që kanë bërë vrasje, pra këto kanë qenë garancia. Kjo aleanca që kanë bërë gjykatës e prokurorë  e politikanë…

-A është thyer tashmë kjo aleancë?

Tani ka marrë një krisje të fortë, është thyer kur këto të shkojnë të gjithë atje ku duhet të shkojnë, se gjysma e tyre që përmenden aty del që janë dhe biznesmen, të gjithë i dimë që kanë vrarë, janë marrë me trafiqe, e pastaj dalin dhe biznesmen e mos them që në vende të caktuar janë dhe kumbarë ku ai të emëron ato të komunës, të bashkisë, deputetin, shefin e policisë, etj. Pra nuk janë kapur koka të vogla, është një operacion shumë i fortë, shumë i madh, mund të kenë ngelur dhe disa por është një goditje shumë e madhe që merr krimi në Shqipëri se këto janë kokat kryesore që e bëjnë zallamahinë në vend. Kanë bërë çorbën dhe politikanët janë dhjaksur në këto momente se e dinë që do shkohet te ato. Po t’i marrësh telefonat ato ose nëse janë përgjuar gjatë kësaj kohe është e sigurt që do i çoj i gjithë hetimi te politikanët. Nuk mendoj se SPAK-u ka vajtur të merret me ta po këto i kanë dalë përpara. SPAK është i detyruar të merret me këto se ka strategji e nuk kanë ngelur ato të japim mend ne se ka dhe 3-4 zotërinj amerikan aty prej kohësh, janë nga më të mirët. Mendoj se është një aksion shumë i suksesshëm që na jep një lloj entuziazmi që do të shkojmë aty ku duhet, te koka. Politika është nëna e të gjithë të zezave në Shqipëri, e shumë shpejtë aty do shkojmë, do mblidhemi e do themi që kjo gjë u bë. A është me ditë apo me javë, këtë gjë nuk di çfarë të them, por besoj brenda pak javësh do të kemi goditje të tjera.

-I referoheni ndonjë dosje specifike që është aktualisht në SPAK?

Patjetër, unë gjithmonë aty e kam te Ilir Meta fillimisht. CEZ-DIA dhe kudo lloj pasurie që ka marr ai. Ka hetim pasuror ai, ku do të shkojë. Mund t’i ketë të Mona Bank, Erisa Bank.

-Për cilën dosje keni konkretisht informacion?

CEZ-DIA, lobingjet, operacionet, kanë qenë të tjera indicie që kanë çuar për një hetim pasuror. Dhe ky hetim pasuror na nxori se të familjarët e të dy palëve, si të Monikës dhe të Metës janë mbytur me prona, por edhe bashkëpunëtorët e tyre, janë pafund. E kam thënë dhe e them, ai ka disa miliarda që ia ka marrë këtij vendi por edhe me trafiqe përveç kësaj. Nga personat që janë kapur nuk e di nëse ka ngelur ndonjëri pa u takuar me Metën personalisht. Po të marr ditëlindjen e tij të  45 vjetorit të bërë në Gjirin e Lalëzit, një pjesë të tyre rrezik i ka patur atje ose pjesën më të madhe të kriminalëve aty e ka patur. Aty ka qenë panairi më i madh i kriminelëve në Shqipëri, ka qenë ditëlindja e tij e bërë me qindra mijëra euro. Kur flasim për pronat, pse u hoq ajo videoja e Gjirit të Lalëzit, po Sali Berisha për çfarë e kishte fjalën në i tha kokë e qelbur, kokë e krimit, etj; ke vajtur në Vjenë pa të dërguar kush për punën e CEZ-DIA, po për dy kufomat që i tha pas Malit të Dajtit, me kë i ka bërë ky këto, se vetë është spurdhjak ai. Nuk ka më frikacak e telendar se ai për këtë punë. Por një njeri që është mizor dhe i pashpirt, si Berisha bashkë se dhe ai, të dy njësoj janë, binjak janë. Kanë shfrytëzuar krimin dhe ka qeverisur një vend, ka marrë komplet drejtimin ligjor dhe ka bërë të jashtëligjshmen me kriminelët.

-Këto aludime i thoni ju sa kohë nuk ka një vendim gjykate të këtyre rasteve

Për mua Ilir Meta i ka dyert të lyera me gjak, i zhytur në paligjshmëri e në miliarda pafund, e po dalin dhe të trafiku i Fierit dhe të disa kriminelë që nuk ekstradohen nga Amerika, ca vëllezër Krasniqi atje, edhe te Almiri i Amerikës që ia morën nga Ambasada dhe nga disa zona të tjera se na dha disa të fala nga Nikla, por ja ku e ka Niklën sot. Ilir Meta është një nga kokat e meduzës së krimit shqiptar dhe do ta kemi shumë shpejtë. Po pse e hapi partinë me aq vullnet, pse e përzuri gruan me shqelm ai, se kishte problem me gruan ai, ai ka problem me ligjin. Hapi parti të re për establishment të ri për të mbrojtur lëkurën e tij dhe realisht e shoh të çakërdisur.

-Nëse qëndrojnë të gjitha këto që listuat ju, çfarë lidhje ka të hapurit të një apo dy partish?

E hapi partinë dhe iu tha atyre drejtorëve e ministrave që kanë vjedhur dhe ua din, e iu tha do vini të mbyteni me mua se ndryshe iu zhys si Lefter Koka, do mbrohemi se nuk kemi rrugë tjetër, do përballemi dhëmbë për dhëmbë e të mos pranojmë asnjë akuzë. E ka patur partinë në ditën më të zezë të tij, e ka hapur të rigjenerojë sa më tepër mbrojtje për paligjshmëritë e tij dhe këtë do e shohim si do e përdori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here