“1.5 hektarë hapësirë mes shtëpive”/ Arkitekti zbardh detaje nga projekti i Sazanit: Do ruajmë natyrën e egër

0
43

Dje në studion e “Opinion” ishte i ftuar arkitekti kryesor që ka punuar projektin e Sazanit dhe Zvërnecit. Asher Abehsera foli sa i takon filozofisë që ai ka pasur për këto dy zona në jug të vendit. Sipas tij, investimi do synojë ruajtjen e natyrës duke e ndërthurur me vila, rezidenca e apartamente.

Këto të fundit do vendosen në shpatin e ishullit ushtarak dhe me pamje fantastike nga deti. Abehsera theksoi se do ruhet porti 110 vjeçar i Sazanit, si një pikë hyrëse që të jep ndjesinë e një vendi “të pazbuluar”.

-Këtu kemi portin e Sazanit. Portin aktual.

Abehsera: Po, ky është një port i veçantë të cilin e dallon kur vjen… Tanimë nëse do të vinit nga Vlora ose nga Zvërneci do të vinit këtej dhe do të mbërrinit këtu. Ky është port aktual ushtarak i Sazanit.

-Është ndërtuar nga italianët më 1914 nëse nuk gabohem, para 110 vitesh.

AbehseraMbetet në gjendje mjaft të mirë.

-Duhet të kthehet në marinë?

Abehsera: Duhet të japë një ndjenjë të bukur dhe diskrete që ke mbërritur. Mendoj çka është magjike me Sazanin është që siç thatë ju, kur vini nuk ka asgjë aty. Duam të ruajmë disi këtë idenë se kjo është një pjesë shumë e bukur e Shqipërisë, që është një lloj mali në Detin Mesdhe dhe kur mbërrini aty duhet të jetë pak e egër, duhet të të japë atë ndjesinë që je duke shkuar në një vend natyror të pazbuluar. Kjo ndjesia e mbërritjes është shumë e rëndësishme që të ruhet. Ju shikon se si duket masterplani, këtu ka disa struktura.

-Më duket se këtu ndodhet qyteti i vjetër. Diku këtu.

Abehsera: Po, këtu ndodhen njësitë ushtarake të strehimit për ushtarakët.

AbehseraTërë qasja e projektimit që ne kemi ndjekur…ka dendësi shumë të ulët. Nëse shikoni hapësirën midis ndërtesave flasim minimalisht për një distancë prej një hektarë në një hektarë e gjysmë midis shtëpive.

-1-1.5 hektarë midis shtëpive.

-Hektarë.Gjithë kjo zona këtu duhet të jetë e lirë…

AbehseraE lirë dhe e hapur.

-Edhe kjo zona këtu, edhe kjo zona këtu do të jetë e lirë?

Abehsera: Ideja, qasja e projektimit është kemi një ndarje në faza. Në fillim ju doni të arrini nivelin më të lartë të vlerësimit për përdorues përfundimtar, doni diçka e cila është shumë romantike, shumë e bukur, diskrete dhe private. Në asnjë vend të Sazanit nuk duhet që nga një shtëpi të shikosh shtëpinë tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për hotelet. Ideja është të lartësojmë natyrën dhe të ndihemi sikur jemi në natyrë.

-Do të ketë një hotel apo disa hotele?

Abehsera: Tani për tani ideja jonë është të ndërtojmë një hotel.

-Një hotel dhe të tjerat do të jenë rezidenca?

Abehsera: Do të jenë rezidenca. Do të jenë shtëpi, vila, lloje të ndryshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here