Nga Julia Vrapi
“Misa a Buenos Aires”, një udhëtim shpirtëror mes tingullit dhe lëvizjes, sjell në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit një përvojë unike, ku shkrirja e muzikës sakrale me ritmet pasionante të tangos argjentinase krijon një atmosferë të veçantë. Vepra e jashtëzakonshme e autorit Martín Palmeri një produksion i veçantë, që vjen nën firmën regjisoriale dhe interpretimin e mezzo-sopranos së njohur teatrit, Vikena Kamenica, ku së bashku me trupën e baletit, e cila sjell ritmet e tangos përmes koreografisë së Enada Hoxhës, dhe Orkestrës Simfonike e TKOBAP-së, nën dirigjimin e Sergio Alapont, realizojnë një bashkëpunim të veçantë me Korin e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Hajrullah Sylës.
Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit “Misa a Buenos Aires” do të jetë për dy mbrëmje me radhë në datat 24 dhe 25 prill për publikun. Kjo vepër do të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë dashamirësit e muzikës dhe artit, ndërsa vjen në vijim dhe të programit artistik këtë muaj në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Mezzo-sopranoja Vikena Kamenica që këtë herë vjen dhe si regjisore me këtë produksion është një nga artistet e vlerësuara në aktivitetin e saj artistik jo vetëm në skenë tonë, por dhe jashtë. Vikena Kamenica është e njohur për performancat e saj, ku këtë herë vjen me “Misa a Buenos Aires”, me rolin kryesor për të përcjellë të tjera emocione te publiku. “Misa a Buenos Aires” vjen për dy mbrëmje me radhë këtë muaj në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ndërsa në vijim kalendari artistik do të ketë të tjera shfaqje dhe koncerte të sezonit artistik.
Kompozitori argjentinas
Martín Palmeri është një kompozitor, pianist dhe dirigjent argjentinas. Vepra e tij më e njohur është “Misa a Buenos Aires” (Misatango), e cila ka pasur premierën në vitin 1996. Ai studioi kompozim me Daniel Montes, Marcelo Chevalier, Rodolfo Mederos, Virtú Maragno dhe Edgar Grana (Në Neë York). Ai ka studiuar drejtimin koreografik me Antonio Russo dhe Nestor Zadoff, drejtimin e orkestrës me Mario Benzecry, këndimin me Amalia dhe Estevez Create, si dhe piano me Eduardo Paez dhe Orlando Tripodi. Ka krijuar shumë vepra. Disa prej veprave të tij janë: Tango del Bicentenario, botuar nga Qatar Symphony; Song of the Distance, botuar në vitin 2010 nga Kori i Buenos Aires; Christmas Oratorio, premieruar në Shkollën e Drejtësisë të UBA (2003); Matthew, një opera premierë në Teatro Roma në Avellaneda (1999) dhe regjistruar në Radio Shtetërore Bratislava (Sllovaki), Tango Fantasy, premierë në Shën Petersburg, Rusi (2000); Omens, botuar në Matera, Itali (2001); Concerto for Bandoneon, premierë në Teatro Roma në Avellaneda (2004). “Misa a Buenos Aires” (e njohur gjithashtu si Misatango) pati premierën e saj në vitin 1996 me Orkestrën Simfonike Kombëtare të Kubës, por që shënoi dhe një moment të rëndësishëm për veprën, pasi pas saj ajo u shfaq dhe u interpretua në shumë shtete dhe skena ndërkombëtare.










































