Instalohen sot 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit për të kuptuar shkaqet e tërmeti të 26 nëntorit.
Lajmin e ka dhënë Ambasada Gjermane në Tiranë. Sipas postimit të ambasadës, kontaktet me Institutin Gjerman në Potsdam dhe IGJEUM-it ekzistojnë prej vitit 2012, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Ambasada shkruan:
“Për të kuptuar më mirë shkaqet e tërmeteve të fundit në Shqipëri Qendra për Studime Gjeologjike në Potsdam në bashkëpunim me studiues gjeologë shqiptarë ka instaluar 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit. Ata do të shënojnë edhe lëvizjet më të vogla deri në fund të shkurtit duke u krijuar mundësi gjeologëve të të shohin brenda lëvizjeve nën sipërfaqe.
Kontaktet me Institutin Gjerman në Potsdam dhe IGJEUM-it ekzistojnë prej vitit 2012 – në kohë të vështira si ato aktualet ne ndihmojmë njëri-tjetrin!”.