Vijon të jetë e rënduar situata në Himarë, ku zjarri, i cili po përparon me shpejtësi, ka përfshirë dhe djegur një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe 40 banesat të tjera në zonë.
Siç raportohet situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Ndërkohë banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.







































