Partizani ka siguruar një fitore dramatike në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë, në një ndeshje të “çmendur” ku ndodhi gjithçka.
Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të miqve, të cilët zgjodhën më pas të lëshonin terren ndaj ekipit shkodran i cili provoi me çdo mënyrë të shënonte, por e gjeti rrejtën vetëm me një autogol.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Partizanit, i cili shënoi me Aliun.
Ekipi vendas krijoi më shumë lojë e raste në pjesën e dytë dhe ia doli të gjente përsëri barazimin me Mustën. Vllaznia u hodh në sulm sulmit e krijoi disa raste, duke qenë e pafat pasi goditi shtyllën e traversën në mbyllje të sfidës.
Por në shtesën e saj, me një kundërsulm ishte Partizani që fitoi penallti të cilën Sidibe fillimisht e humbi, ndërsa më pas ishte Hjumën ai i cili shënoi në tentativën e dytë pasi gjuajtja u desh të përsëritej, duke i dhënë suksesin 3-2 Partizanit.







































