Presidenti argjentinas Javier Milei ka përshkallëzuar tensionet me Britaninë e Madhe, duke kërcënuar me sanksione kompanitë që planifikojnë të kërkojnë dhe nxjerrin naftë pranë Ishujve Falkland.
Milei përsëriti pretendimin se ishujt, të njohur në Argjentinë si Las Malvinas, janë territor argjentinas dhe tha se fusha e naftës Sea Lion, me rreth 1.7 miliardë fuçi rezerva të vlerësuara, përbën një “rrezik të qartë dhe të pranishëm”.
Në projekt janë përfshirë kompania britanike Rockhopper Exploration dhe ajo izraelite Navitas Petroleum, të cilat synojnë të nisin punimet në vitet e ardhshme.
Britania e Madhe e ka hedhur poshtë pretendimin e Mileit, duke theksuar se banorët e Falklandit kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe të shfrytëzimit të burimeve të tyre natyrore.
Tensionet janë shtuar edhe pas deklaratave të Donald Trump, i cili ka lënë të hapur mundësinë e rishikimit të qëndrimit amerikan ndaj çështjes së Falklandit.
Mosmarrëveshja për ishujt kulmoi me luftën e vitit 1982 mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe. Në një referendum të vitit 2013, 99.8% e banorëve votuan për të mbetur territor britanik.







































