Google search engine
Home Bota Skandali Epstein ‘shtrihet’ në Itali/ Prokuroria e Romës nis hetime për italianë...

Skandali Epstein ‘shtrihet’ në Itali/ Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

0
23

Prokuroria e Romës ka hapur zyrtarisht një hetim mbi të ashtuquajturat “Dosjet Epstein”, me dyshimin për vepra të lidhura me dhunën seksuale.

Autoritetet italiane i kanë dërguar gjithashtu një kërkesë zyrtare Departamentit Amerikan të Drejtësisë për të marrë dokumentacionin mbi çështjen, përfshirë edhe materiale që nuk janë bërë ende publike.

Hetimi, i koordinuar nga prokurori i Romës Maurizio Arcuri, synon të verifikojë nëse shtetas italianë të ndodhur jashtë vendit, ose persona që kanë vepruar në territorin italian, mund të jenë përfshirë në episode me natyrë seksuale, sipas juridiksionit italian.

Hetimi nisi pas kallëzimit të paraqitur më 26 mars nga organizata Differenza Donna, e cila kërkoi verifikime mbi krime të mundshme ndërkufitare që lidhen me trafikimin, dhunën seksuale dhe shfrytëzimin seksual të grave, vajzave dhe të miturve.

Sipas kallëzimit, në dokumentet e publikuara deri tani përmenden shtetas italianë, si dhe qëndrime, udhëtime dhe kontakte të lidhura me vende të ndryshme në Itali, mes tyre Capri, Bregu Amalfitan, Costa Smeralda, Milano dhe Roma.

Hetuesit do të verifikojnë këto të dhëna dhe do të kërkojnë dokumente të tjera që ndodhen ende nën konfidencialitet në Shtetet e Bashkuara, për të përcaktuar nëse materialet përmbajnë elemente që mund të çojnë në ngritjen e dyshimeve për vepra penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Romës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here