Shtohet misteri/ E ekzekutuan apo e sajoi vet atentatin? Një shqiptar tjetër i vrarë në Holandë pranë vendit ku thuhet se u gjet Festim Lato

0
321

Një tjetër shqiptar është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit, 85 km larg vendit ku u gjet i vrarë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato.

Mediat holandeze raportojnë se nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së tij. Ai u vu re nga një kalimtar i cili pa diçka po lundronte në ujë. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ndërkohë që lidhur me atentatin e përfolur të Latos, mediat në Hollandë kanë ngritur dyshime të shumta, duke thënë se ai mund ta ketë sajuar vetë ngjarjen, për shkak të borxheve të shumta që iu kishte personave të tjerë.

Të njëjtit version i ka qëndruar dhe historian Arben Llalla, i cili thotë se atentati është një sajesë, pasi familjes lajmi duhej t’i komunikohej nga ambasada holandeze, dhe jo nga policia siç është deklaruar dje në media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here