Festim Lato u ekzekutua para shtëpisë? Reagon për herë të parë policia holandeze, ngjarja merr kthesën e madhe (Çfarë ka ndodhur?)

0
320

Policia holandeze ka reaguar për herë të parë pas lajmit se presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato, është vrarë në Holandë.

Në njoftimet në faqen e tyre zyrtare në Twitter, efektivët holandezë shkruajnë se viktima nuk është identifikuar ende, por dyshohet se bëhet fjalë për një shtetas polak.

“S’kemi ende një konfrimim përfundimtar. Hetimi për identitetin e viktimës po përparon, mund të jetë nga Polonia,”– shkruhet ndër të tjera në njoftime.

Lajmi se presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato është ekzekutuar në Holandë nga persona ende të paidentifikuar është bërë publik nga familjarët. U përfol se Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove. Ende asnjë njoftim zyrtar nga policia holandeze për këtë lajm.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe historiani Arben Llalla. Në një status në rrjetet sociale, Llalla u shpreh se Festim Lato nuk është vrarë dhe se ky lajm është i sajuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here