“Ka nevojë për masa të mençura”, Artan Fuga del kundër kërkesave të studentëve, ja çfarë sugjeron

0
492

Akademiku Artan Fuga thotë se kërkesat e studentëve duhet të jenë të vërteta dhe të zgjidhin çështjet. Fuga shprehet kundër tre kërkesave të paraqitura nga studentët, ndërsa shkruan se tani ka nevojë për masa të mençura.

Akademiku jep sugjerimin e tij duke renditur 9 propozime për të cilat thotë se do të jetë kërkesat e studentëve.

Postimi i plotë i Artan Fugës

C’te bejme?

Te rregullohen kushtet në konvikte? Po sa perqind e studenteve gjejne nje vend ne konvikt, a e dini? Sa eshte qeraja e dhomes a e dini?

Te ulen pergjysme tarifat ? Kjo do t’i degradonte kushtet e studimeve dhe cilësinë e mësimdhënies si edhe gjendjen e pedagogeve. Me gjysem cmimi do te blenin domate te kalbura. Kjo mase nuk mjafton!

Te marrin pjese studente ne borde??? Por ato borde jane jofunksionale me ose pa studente i kane degraduar universitetet shqiptare. Jane pa asnje legjitimitet

Duhen kërkesa te verteta qe zgjidhin ceshtjet!

Per mua tani ka nevoje per masa të mencura:

1-Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart per reformimin e arsimit te larte.

2-Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent.

3-Pranimi i amendimit te ligjit per arsimin e larte, që e pranon ose jo ndonje fletushke sherbetore propagandistike people, eshte ai baza e te gjitha te keqiave qe ka mberthyer shkollen e lartë.

4-Perpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare

5-Pezullimi i te gjithe bordeve per nje kohe te dyte derisa te perpunohet modeli i ri i administrimit.

6-Pranimi i pageses me keste i detyrimeve financiare te studenteve

7-Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.

8-Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.

9-Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here