Google search engine
Home Kulture Kinematografia shqiptare, 11 projekte të përzgjedhura për fazën e zhvillimit të filmit...

Kinematografia shqiptare, 11 projekte të përzgjedhura për fazën e zhvillimit të filmit artistik me metrazh të gjatë

0
9

Histori, personazhe dhe këndvështrime të reja synojnë t’i shtohen kinematografisë shqiptare përmes projekteve filmike që kanë fituar mbështetje për fazën e zhvillimit dhe që synojnë të vijojnë më tej rrugëtimin drejt realizimit. Qendra Kombëtare e Kinematografisë disa ditë më parë shpalli 11 projektet fituese në kategorinë e zhvillimit të filmit artistik me metrazh të gjatë. “Ëndrra e diktatorit” një film nga Erenik Beqiri, “Cittadina 113” një film nga Andamion Murataj dhe “Ngjyrat në lëkurën time” është një film nga Ajola Daja, që janë në fitues në kategorinë e zhvillimit të filmit artistik me metrazh të gjatë.

Një tjetër projekt është dhe “Liminal”, një film nga Andi Deliana, por pjesë e projekteve që u shpallën fituese nga bordi pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë është dhe “Ama” një film nga Valmir Tertini. Në projekte fituese për zhvillim të filmit artistik me metrazh të gjatë është dhe “Sherebelë”, një film me skenar dhe regji nga Gentian Gjikopulli, “Fjolla” është gjithashtu në listën e projekteve, një film nga Redi Treni apo dhe projekti i titulluar “2020” një film nga Mateo Cingu.  “Jeta e re”, regjia dhe skenari Lorin Terezi, gjithashtu është shpallur fitues nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë te projektet për zhvillimin të filmit artistik me metrazh të gjatë, ku një tjetër projekt fitues për zhvillimin e filmit artistik është dhe “Hapësirë mes nesh” një film nga Adrian Guri, si dhe “Hera”, një film nga Xhoslin Rama. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, 11 projektet janë paraqitur nga shtëpi të ndryshme kinematografike, me regjisorë dhe skenaristë që sjellin projekte të reja në kategorinë e filmit artistik me metrazh të gjatë.

Tematika të ndryshme në 11 projektet fituese

Historitë e përfshira në këto projekte trajtojnë periudha, përvoja dhe realitete të ndryshme, nga diktatura dhe pasojat e saj, te emigracioni, pandemia, marrëdhëniet familjare, dhuna dhe përpjekjet për një jetë më të mirë. Përmes personazheve dhe ngjarjeve të tyre, projektet trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës shoqërore dhe familjare, duke sjellë histori që lidhen me realitete dhe përjetime të ndryshme njerëzore. Këto projekte përfaqësojnë prurje të reja në krijimtarinë shqiptare, të cilat në fazën e zhvillimit synojnë të marrin formën e tyre përpara realizimit si filma artistikë. Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997 dhe përmes administrimit të fondit publik, mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë. Shpallja e 11 projekteve vjen pas publikimit të fituesve edhe në kategori të tjera nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Më herët, QKK bëri të ditur edhe dy projektet fituese në kategorinë “Film artistik me metrazh të gjatë- vepër karriere”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here