Google search engine
Home Sport Hera e parë që Spanja ka lojtarin më të mirë në botë,...

Hera e parë që Spanja ka lojtarin më të mirë në botë, Jamalin

0
13

Gazetari i njohur spanjoll, Manu Karrenjo, ka dalë në mbrojtje të sulmuesit të talentuar, Lamine Jamal, pas debatit të krijuar rreth trajtimit të veçantë që po merr ylli i Barcelonës nga përfaqësuesja e Spanjës. Lamine nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Çekisë, pasi po rikuperohet në Barcelonë nga shqetësimet në gju.

Megjithatë, synimi është që ai të jetë i gatshëm për përballjen e së dielës ndaj Anglisë. Për Karrenjon, vendimi i përbashkët mes Barcelonës dhe Federatës është plotësisht i arsyeshëm. “Duhet të pranojmë se Lamine nuk është si të gjithë të tjerët, na pëlqeu apo jo. Mendoj se është hera e parë në historinë e futbollit spanjoll që kemi lojtarin më të mirë në botë”, deklaroi Karrenjo.

Ai shtoi se është e rëndësishme që Barcelona dhe Federata Spanjolle kanë arritur të bashkëpunojnë për të mirën e futbollistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here