Para disa ditesh, Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu në një postim në rrjetet sociale theksoi se bonus i bebeve do të rikthehej. Sot, mbi këtë tematikë ka reaguar vetë kryeministri Edi Rama.
Sipas Ramës në një postim në Facebook, një punë e re është kryer për familjet shqiptare. “Baby Bonus”, nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, do të jepet për çdo fëmijë të lindur.
Afati i vlefshmërisë do të jetë deri në 5 vite, ndërkohë shumat që do të shpërndahen variojnë nga 5000 Lekë për muaj deri në 10 000 Lekë/ muaj, që është shifra maksimale. Shifrat variojnë nga i sati fëmijë është i ose e porsalindura.
Njoftimi i Ramës:
“Bonusi i bebeve, me një punë të re më shumë për familjet shqiptare
Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite:
5000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite
7,000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite
10,000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite”, ka postuar Rama.








































