Google search engine
Home Sport Shqipëria U19 fitore të thellë ndaj moshatarëve të Qipros, dueli i radhës...

Shqipëria U19 fitore të thellë ndaj moshatarëve të Qipros, dueli i radhës me Armeninë

0
14

Disa prej skuadrave kombëtare të moshave kanë zbritur në fushë tashmë dhe kanë korrur sukseset e para në fazat eliminatore të Europianit të moshave përkatëse. Kështu, Kombëtarja U-19 e ka nisur me fitore aventurën në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, në Ligën B. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Qipros, duke shënuar një gol në pjesën e parë me Kullën dhe tre në fraksionin e dytë me Muslikën (x2) dhe Himallarin.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Rafaele Huli (GK), Lucas Cekrezi, Spasian Nasto, Andreas Llana, Elson Himallari, Armend Muslika, Gabriel Kulla (C), Oliver Blini, Dion Vata, Alen Vukaj dhe Endrit Asani. Shqipëria kaloi në avantazh në pjesën e parë me anë të Gabriel Kullës. Pas një pasimi të Alen Vukajt, sulmuesi, pjesë e Sasuolos, e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë kuqezinjve. Në fraksionin e dytë, Shqipëria U-19 realizoi edhe tre gola të tjerë. Armend Muslika e gjeti rrugën e rrjetës dy herë në të 48-në dhe në të 66-ën.

Ndërsa Himallari vulosi fitoren spektakolare të kuqezinjve me golin e katërt në minutën e 80-të. Deri në fund skuadra e administroi avantazhin mjaft mirë dhe e mbylli sfidën me rezultatin 4-0. Kështu, kuqezinjtë e nisin me tri pikë këtë aventurë europiane, duke hedhur një hap të rëndësishëm në raundin e dytë të kompeticionit. Sfida e radhës për Shqipërinë U-19 do të jetë ndaj Armenisë, më 14 nëntor, sërish në stadiumin “Sotira Municipal Stadium” në Qipro. Edhe në këtë takim të radhës kuqezinjtë e moshës U19 do të kërkojnë fitoren, për të ruajtur pozitat e para në grup. Ndeshja e djeshme tregoi se grupi ka potencial të madh dhe pritshmëri të larta. Në këtë grup ka edhe disa elementë mjaft të talentuar që do t’i vlejnë Kombëtares së madhe në vazhdim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here