Google search engine
Home Sport Epoka e Ronaldos dhe Mesit mori fund, në skenë ngjiten brezi i...

Epoka e Ronaldos dhe Mesit mori fund, në skenë ngjiten brezi i ri i sulmuesve të talentuar

0
10

Epoka e Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos në futbollin ndërkombëtar ka marrë fund. Dhe këtë javë, në Ligën e Kombeve të UEFA-s, sulmuesit më të mirë të Evropës vazhdojnë ndjekjen e gjatë për të arritur shifrat e jashtëzakonshme të golave të shënuar nga dy legjendat. Tërheqja zyrtare e Kristiano Ronaldos nga përfaqësuesja e Portugalisë, javën e kaluar, e lë rekordin e tij prej 146 golave si objektiv madhor për Herri Kejn (91 gola), Kilian Mbape (67 gola) dhe Erling Haland (65 gola). Nëse luan të enjten kundër Kroacisë, Herri Kejn do të vendosë rekord për Anglinë me 126 paraqitje.

Të dielën Anglia përballet me Spanjën, e cila e nis javën me një ecuri prej 42 ndeshjesh pa humbje. Mbape dhe Franca përballen me Italinë në Milano të enjten, ndërsa tri ditë më pas e presin Turqinë. Haland dhe Norvegjia fillimisht e presin Uellsin, në ndeshje vendimtare, e më pas të martën udhëtojnë drejt Danimarkës. Në grupin e katërt të Ligës A, Gjermania e Jurgen Klopit renditet pas Holandës dhe Greqisë. Gjermanët kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e para me Klopin në krye. Renditja përfundimtare do të përcaktojë fituesit dhe ekipet e vendeve të dyta në të katër grupet e Ligës A, që do kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Në mars janë çerekfinalet, kurse turneu final me katër përfaqësueset më të mira zhvillohet në qershor. Me ndeshjet që nisin të enjten dhe përfundojnë të martën, përcaktohen edhe vazot për shortin e 6 dhjetorit në Belfast. Do të përcaktohen grupet e kualifikimeve për Euro 2028. Shifra prej 146 golave e Ronaldos, e arritur në 234 ndeshje përgjatë 23 vjetëve, ka gjasë të mbetet e paarritshme të paktën deri në Botërorin 2030. Muajin e kaluar Mesi e mbylli karrierën me Argjentinën, duke u renditur i dyti në historinë e golashënuesve në futbollin ndërkombëtar me 126 gola. Legjenda iraniane, Ali Daei, është i treti në listë me 108 gola. Tre lojtarët e radhës në listë janë aktivë. Romelu Lukaku ka 94 gola, Robert Levandovski i ka 92 dhe Kejn 91. Vrullshëm po afrohen Mbape dhe Haland, që ka mbi një gol mesatarisht për ndeshje me Norvegjinë.

Të enjten mbrëma (20:45), Spanja do të jetë pa Lamine Jamalin në ndeshjen ndaj Çekisë. Seria prej 42 ndeshjeve pa humbje e Spanjës përfshin edhe barazimin 2:2 në finalen e Ligës së Kombeve 2025, të cilën Portugalia e fitoi pas gjuajtjes së penalltive. Askush nuk e ka mundur Spanjën brenda 90 minutave apo vazhdimeve që nga marsi i vitit 2024, kur Kolumbia fitoi 1:0 në miqësoren në Londër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here