Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvizje tjetër, por në rang zëvendësministri.
Sic mëson Lapsi.al është liruar nga detyra zv.ministri i Drejtësisë, Tedi Dobi dhe në vend të tij është emëruar Nadia Rusi. Ajo është lektore në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, që nga viti 2010.
Rreth një vit më parë Rusi punoi si eksperte në komisionin e posacëm parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj.
Nuk dihen arsyet e kësaj lëvivzje teksa kujtojmë se Dobi ka qenë negociatori me BE-në për Kapitullin 23; Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore.








































