Home Aktualitet Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

0
27

Pezullohet përkohësisht trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare. Shkak dyshohet se është bërë një problem teknik në sistemin e radarëve të Albcontrol, i cili ka sjellë ndërprerje në monitorimin e trafikut ajror.

Për disa minuta, asnjë avion nuk është lejuar të fluturojë në hapësirën ajrore të Shqipërisë, as të ngrihet as të ulet, si masë sigurie deri në rikthimin e plotë të sistemeve.

Problemi teknik mund të sjellë vonesa në nisjet dhe mbërritjet në aeroportin e Rinasit, si edhe pritje të avionëve që ndodhen në fluturim, shtyrje të orareve apo, në varësi të kohëzgjatjes së ndërprerjes, edhe devijime të përkohshme të fluturimeve.

Burimet bëjnë me dije se po punohet për normalizimin e sistemit dhe rikthimin e trafikut ajror.

Pezullimi lidhet me nevojën për të garantuar sigurinë e navigimit dhe ndarjes së avionëve derisa sistemi i monitorimit të rikthehet në normalitet.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here