Google search engine
Home Aktualitet Tërmet i fortë në jug të vendit

Tërmet i fortë në jug të vendit

0
25

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në zonën e Gjirokastrës. Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:35, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Gjirokastrës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë dhe në zona të tjera përreth.

Tërmeti ka ndodhur në një orar kur pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në banesa, çka ka bërë që lëkundjet të shkaktojnë panik te qytetarët.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here