Google search engine

    Mevlan Shanaj: Historia e kinemasë shqiptare është histori suksesi, kohët e fundit vihet re eksperimentim të ligjeve kinematografike se sa kërkime për origjinalitet

    0
    295

    Muaji korrik i dedikohet kinematografisë shqiptare, me rastin e 70-vjetorit të ish-Kinostudios.  Regjisori Mevlan Shanaj në këtë muaj që i kushtohet kinematografisë shqiptare shprehet se filmi u fut si projeksion në vendin tonë jo shumë kohë pas shfaqjeve të para në Europë. Regjisori shprehet se prodhimi i filmit nisi me vështirësi. “Si çdo fenomen i ri shoqëror, që në çdo vend depërton me mënyra të ndryshme pavarësisht sistemeve ashtu edhe filmi u fut në vendin tonë si projeksion në Shkodër apo Korçë apo Tiranë jo shumë kohë pas shfaqjeve të para në Europë. Po kështu me vështirësi ka filluar edhe prodhimi i filmit shqiptar rreth viteve ‘40”, tregon Shanaj. Duke folur për kinematografinë shqiptare, regjisori dhe aktori thotë se pas Luftës së Dytë Botërore me riformatimin e shtetit të ri shqiptar kanë filluar edhe kronikat e më pas realizimet e filmave artistikë. Shanaj shprehet se prej mesit të viteve ‘50 filluan të duken emrat e parë të kineastëve shqiptarë, që kulmojnë me realizime nga mesi i viteve ‘60 deri në fund të viteve ‘80. “Gjatë kësaj kohe u krijuan aq filma sa i dhanë një identitet kulturor kombëtar që edhe sot ndiqet nga publiku i gjerë! Historia e kinemasë shqiptare është histori suksesi duke arritur vlera të patjetërsueshme të psikologjisë kombëtare, si një identitet kulturor kombëtar të pasur!”, thotë më tej Mevlan Shanaj “Mjeshtër  i Madh.

    Prodhimi në vitet ’60 -90

    Mevlan Shanaj regjisor dhe aktor me një aktivitet të suksesshëm në kinematografinë shqiptare shprehet dhe për problemet, që has sot prodhimi i filmave. Por sipas tij me rëndësi është që të mos dëmtohet e ardhmja e kinemasë shqiptare. “Sistemet shoqërore në prodhimin kinematografik në vendin tonë kanë një diagramë të çrregullt. Koha e prodhimit më të qëndrueshëm ishin vitet ‘60-‘90. Ndërsa sot ka një përpjekje të rinisjeve serioze, por ende me problematika të pa konsoliduara! Çuditërisht vihet re kohëve të fundit eksperimentim të ligjeve kinematografike, që bota i ka të konsoliduara se sa kërkime për origjinalitet dhe thellësi artistike! Rëndësi ka që të mos dëmtohet e ardhmja kinematografisë”, thotë Shanaj. Ish Kinostudio, ky kompleks neoklasik u projektua nga një grup arkitektësh sovjetikë dhe u ndërtua nga specialistët shqiptarë në vitet 1950-1952. Dikur ka qenë ndërtesa e Studios Kombëtare Shqiptare të Filmit e njohur si Kinostudio “Shqipëria e Re” si dhe e Arkivave Kombëtare të Filmit. Sot këtu ndodhen Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, Ministria e Kulturës, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, etj. Mevlan Shanaj ka interpretuar në filma si “I teti në bronz”(1970) regjisor Viktor Gjika, “Malet me blerim mbuluar” (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, “Guximtarët” (1970) regjisor Gëzim Erebara, “Rrugicat që kërkonin diell” (1975) regjisor Saimir Kumbaro,Rikard Ljarja, “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) i Piro Milkanit, “Unë e dua Erën” (1991), regjisor Albert Minga, etj. Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: “Korrierët” (1976), “Plumba Perandorit” (1980 ), “I “Paharruari”(1984), “Të shoh në sy” (1985), “Një telegram dhe një këngë” (1986), “Fletë të Bardha” (1990), “Lule të kuqe, lule të zeza” (2003), etj, si dhe dokumentarë të ndryshëm.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here