Google search engine
Home Lifestyle Adioni tha janë takuar familjet, vëllai i Olës thyen heshtjen dhe zbulon...

Adioni tha janë takuar familjet, vëllai i Olës thyen heshtjen dhe zbulon si qëndron e vërteta

0
32

Pak orë pasi reagimi i Adionit i cili tha se familja e tij dhe e Olës janë takuar dhe çdo gjë është në rregull, një reagim hedh poshtë fjalët e ish-fermerit duke nxjerr në pah të vërtetën.

Familjarët e Olës kanë reaguar duke përgënjeshtruar Adionin: “ Përshëndetje! Ky është lajm i rremë, Fabian Elezaj (im shoq) nuk ka takuar as kontaktuar asnjë familjar të Adionit dhe as atë personalisht! Çdo pretendim nga ana tjetër është gënjeshtër, faleminderit!”,  shkruhet në mesazhin e mbërritur në portalin Kryefjala.

Ka qenë kunata e modeles ajo që ka reaguar kundër pretendimeve të producentit, i cili në një lidhje telefonike për “Andale” tha se me daljen e tij nga “Ferma Vip 3” çdo gjë ka shkuar mirë. Madje ai me bindje të plotë shtoi se njohja me modelen Fabiola Elezaj do të vijojë sapo ajo të mbyllë rrugëtimin e saj në “Ferma Vip 3”.

“Po flas në emër të bashkëshortit tim, se nuk dua që emri im të përfshihet dhe sinqerisht nuk duam të përfshihemi të gjithë si familje, por ngaqë po bëhen deklarata duke na përfshirë edhe ne u ndjemë të detyruar t’i përgënjeshtrojmë!”, vijon më reagimi i bërë nga kunata e modeles.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here