Home Politike “0 alkool në vitin e parë dhe orar i kufizuar qarkullimi për...

“0 alkool në vitin e parë dhe orar i kufizuar qarkullimi për shoferët e rinj”, amendamentet e PS për Kodin Rrugor

0
46

Report Tv ka siguruar draftin e PS për ndryshimet në Kodin Rrugor. Ndryshimet janë propozuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Erion Braçe.

Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke parashikuar masa më të ashpra për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas amendamenteve të depozituara në Kuvend, drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi do t’u shtyhet e drejta për t’u pajisur me patentë për një vit, ndërsa për të miturit afati shtyhet me dy vite nga momenti kur u lind e drejta për ta marrë atë.

Ndryshimet që propozon PS

-Nëse kapesh pa patentë në timon, për 1 vit nuk pajisesh dot me patentë (plus përgjegjësive sipas legjislacionit penal në fuqi)

-Nëse je i mitur (pra që nuk e ke marrë patentën asnjëherë), do e marrësh patentën 2 vite pasi të mbushësh moshën për ta marrë atë, pra jo 18 por 20 vjec do bëhesh për herë të parë me patentë

-Nëse je në vitin e parë të patentës, duhet ta drejtosh makinën me 0 alkol.

-shpejtësia maksimale 90 km/h në autostradë, 80 në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara (ndëshkimi, gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë (pezullohet patenta 1 muaj dhe hiqen pikë sipas akteve nënligjore në fuqi

– Shoferët e rinj (Deri 2 vite) s’lejohet të drejtojnë mjet në orarin 24:00-06:00 pa një të rritur me patentë prej të paktën 3 vitesh

-Nëse në 1 vit nuk bën shkelje, këto kufizime për shoferin “1-vjeçar” bien.

-Nëse bën 2 shkelje gjatë kësaj faze testi, periudha e provës të zgjatet edhe me 1 vit (pra nisin sërish kufizimet)

-Ndalohet përdorimi i celularit për biçikletat dhe motorët elektrikë

-Shoferët që kapen me alkoolin 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përgjithmonë

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here