Në aksin rrugor Prrenjas–Pogradec, në ngjitje të Qafë Thanës, dyshohet se në rrugë është hedhur vaj, pasi disa automjete kanë raportuar probleme në lëvizje.
Drejtues të mjeteve raportojnë se automjetet kanë rrëshqitur, ndërsa një prej tyre ka dalë jashtë rrugës dhe personi i lënduar është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti është përplasur me një gur anës rrugës.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë aks ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e trafikut.









































