Google search engine
Home Bota SHBA dhe Irani shkëmbejnë zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Trump ironi: Ishte...

SHBA dhe Irani shkëmbejnë zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Trump ironi: Ishte vetëm një “trokitje dashurie”

0
11

Tensionet mes SHBA dhe Iranit janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi të dyja palët shkëmbyen zjarr nga nata e së enjtes deri të premten në Nbuhsticën e Hormuzit, në një nga incidentet më serioze që prej armëpushimit të 7 prillit.

Përplasja vjen në një moment delikat, ndërsa Uashingtoni pret përgjigjen e Teheranit ndaj një propozimi amerikan për përfundimin formal të konfliktit, pa zgjidhur ende çështje kyçe si programi bërthamor iranian dhe siguria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Komanda ushtarake iraniane akuzoi SHBA-në për shkelje të armëpushimit, duke pretenduar se forcat amerikane goditën anije pranë ngushticës dhe kryen sulme ajrore në jug të Iranit.

Sipas deklaratës së komandës Khatam al-Anbiya, të transmetuar nga televizioni shtetëror IRIB, një cisternë iraniane nafte dhe një tjetër anije në zonë u vunë në shënjestër nga forcat amerikane.

Teherani pretendon gjithashtu se sulmet u shtrinë në ishullin Qeshm Island dhe në zonat bregdetare të Bandar Hamir dhe Sirik.

Nga ana tjetër, United States Central Command (CENTCOM) deklaroi se forcat amerikane kryen “sulme mbrojtëse” pas “sulmeve të paprovokuara iraniane” ndaj tre shkatërruesve amerikanë që po kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Sipas njoftimit, forcat iraniane përdorën raketa, dronë dhe motoskafe të vogla kundër anijeve amerikane, ndërsa SHBA pretendon se të gjitha kërcënimet u neutralizuan dhe se u goditën instalime ushtarake iraniane, baza raketash, qendra komandimi dhe objekte dronësh.

CENTCOM theksoi se nuk kërkon përshkallëzim të konfliktit, por mbetet e gatshme të mbrojë forcat amerikane në rajon.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump minimizoi incidentin, duke i cilësuar sulmet amerikane si një “trokitje dashurie”.

Në një intervistë për ABC News, Trump tha se veprimi ishte thjesht një paralajmërim dhe se fuqia reale ushtarake amerikane “mbetet ende e papërdorur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here