Home Lifestyle Teknologji Kompania META sjell risinë e re, nga sot mund të lexojë mesazhet...

Kompania META sjell risinë e re, nga sot mund të lexojë mesazhet e përdoruesve në Instagram

0
46

Instagram po heq nga sot (8 maj) funksionin e enkriptimit ‘end-to-end’ për mesazhet private, duke i dhënë Meta-s mundësinë të aksesojë bisedat që më parë nuk mund t’i lexonte. Ekspertët e privatësisë paralajmërojnë se përdoruesit që kishin aktivizuar këtë opsion duhet të shkarkojnë kopjet e bisedave para afatit, por pa i ruajtur në cloud si Google Drive apo iCloud, pasi kjo do të heqë mbrojtjen e mbetur të të dhënave.

Ky ndryshim vjen vetëm pak ditë para hyrjes së plotë në fuqi të ligjit amerikan ‘Take It Down Act’, i cili detyron platformat të heqin brenda 48 orësh imazhet intime apo deepfake të publikuara pa pëlqim. Sipas ekspertëve, heqja e enkriptimit lidhet drejtpërdrejt me presionin ligjor ndaj platformave për të monitoruar dhe kontrolluar më shumë përmbajtjen.

Ekspertët sugjerojnë që përdoruesit që kërkojnë privatësi më të lartë të përdorin aplikacione si Signal, duke argumentuar se edhe pse WhatsApp mbron përmbajtjen e mesazheve, Meta vazhdon të mbledhë metadata mbi komunikimet e përdoruesve.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here