“Varianti Delta, 40-60% më i transmetueshëm”, Albana Fico tregon nëse është konfirmuar rasti i parë në vendin tonë

0
21

Nisur nga aludimet e shumta, drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka treguar se në vendin tonë nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin Delta të Covid-19.

Gjatë një interviste televizive, ajo është shprehur se ka pasur disa sinjale të pazakonta, por që pritet dërgimi i mostrave në laboratorin gjerman për të zbuluar të vërtetën.

Ajo ka shtuar se Delta është 40-60% më i transmetueshëm dhe se një person i infektuar me Delta mund të infektojë 3-4 persona, ndërkohë që me variantet e tjera ishte 1-2 persona.

“Të gjithë variantet e reja tregojnë një fytyrë, e cila mund të jetë më e rrezikshme ose më pak e rrezikshme. Delta është 40-60% më i transmetueshëm. Një person i infektuar me Delta mund të infektojë 3-4 persona, ndërkohë që me variantet e tjera ishte 1-2 persona.

Kjo na bën të kuptojmë që personat që nuk janë vaksinuar, ose ata që kanë marrë një dozë, kanë një risk më të lartë se të tjerët për t’u infektuar.

Sa i përket qarkullimit të Deltës në Shqipëri, kemi artikuluar që prej javës së shkuar faktin që kemi sinjale të pazakonta në ISHP nga mostra, që vijnë dhe përpunohen te ne. Është e rëndësishme ta themi këtë, sepse këtu është gjeneza e dyshimit të arsyeshëm. Tani që po flasim nuk kemi të identifikuar në ISHP një rast të tillë. Ka pasur mostra me sinjale të pazakonta, që janë grumbulluar për t’u dërguar në laboratorin e referencës në Gjermani”, tha Fico.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj