Pamje të rënda / Finalja e Euro 2020 mbyllet me sherr në lokalin me shqiptarë, karrige e gota kokës (VIDEO)

0
200

Të dielën në Wembley të Londrës u luajt finalja e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë. Kjo finale u shoqërua me shumë tensione e përplasje si para ndeshjes ashtu edhe pas saj e cila u mbyll me fitoren e “azurrëve”. 

Mijëra tifozë ishin duke e parë këtë ndeshje në stadium, ndërsa kishte mijëra të tjerë që zgjodhën t’i shijojnë emocionet e saj në lokal. Por rezultati i kësaj finaleje kaq të shumëpritur nuk u prit mirë nga tifozët anglezë dhe jo vetëm.

Në video mund të shihni pamjet nga një sherr masiv dhe tepër i rëndë që ka ndodhur në Londër pas mbarimit të ndeshjes. Në lokal ku ishiin mbledhur tifozë nga vende të ndryshme, nuk mund të mungonin kurrsesi edhe ata nga Shqipëria, Anglia dhe Italia. 

Në videon e mëposhtme mund të shihni se si shumë djem rrihen me njëri-tjetrin, ndërsa vajzat tentojnë t’i ndajnë. Nuk dihet saktësisht se cili ishte motivi i këtij sherri me përmasa kaq të mëdhaja, por ju mund të shihni sesi karriget dhe gotat hidhen në ajër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here