Teatri Kombëtar, pas më shumë se një viti mungesë rikthehet me 3 produksione

0
220

Teatri Kombëtar pas më shumë se një viti mungesë rikthehet me tre vepra teatrore. Janë tre produksione, vepra të autorëve të njohur, që do të vijnë me interpretimin e aktorëve të Teatrit Kombëtar. Institucioni bën me dije se provat për sezonin artistik tashmë kanë nisur me artistët. “Të dashur miq të teatrit, momenti i shumëpritur po vjen. Provat për sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar kanë nisur. Pas më shumë se një viti mungesë, Teatri Kombëtar rikthehet me 3 produksione madhështore”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e Teatrit Kombëtar. Vepra të autorëve George Orwell, Alexis Michalik apo dhe William Shakespeare do të vijnë për publikun. E para sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar është ajo me titull “Ferma e Kafshëve”, që do të shënojë premierën në skenën e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës. ““Ferma e Kafshëve”, komedia me trajta muzikore, bazuar me veprën e famshme e të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur anglez George Orwell dhe regji të Driada Dervishit, do të zbresë në skenën e Amfiteatrit të Liqenit më 10-11 korrik 2021”, shprehet Teatri Kombëtar. Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzet, “Ferma e Kafshëve” na shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku çliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë. George Orwell lindi më 25 qershor 1903 në Indi në fshatin Motihari afër kufirit me Nepalin dhe vdiq me 21 janar 1950 në Londër. Gorge Orwell ka shkruar 9 libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione dhe shkrime të tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë. Veprat e tij më të njohur janë “Nineteen Eighty-Four” ose “1984”, dhe “Ferma e Kafshëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here