Google search engine
Home Kronike Ikën nga paraburgimi i Bradasheshit, Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ikën nga paraburgimi i Bradasheshit, Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

0
11

Biznesmeni Ergys Agasi është transferuar sot në burgun e Fierit, pasi më parë qëndronte në paraburgimin e Bradasheshit.

Siç shihet edhe nga pamjet, një furgon i Policisë ka mbërritur në ambientet e burgut të Fierit, ku është kryer shoqërimi dhe dorëzimi i Agasit sipas procedurave dhe protokollit përkatës. Biznesmeni akuzohet në lidhje me çështjen e njohur si skandali i AKSHI-t.

Transferimi i tij vjen një ditë pas mbërritjes në të njëjtin institucion të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua gjithashtu në burgun e Fierit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here