Sheiku i PSG, Al Khelaifi: Mbape është i pashitshëm, mbetet pjesë e Parisit

0
225

Merkato e klubeve kryesore në Europë ka nisur dhe transferimi i emrave të parë në treg ka ndodhur tashmë. Mbetet të shihet se si do të vijojë situata me lëvizjet gjatë muajit në vijim pasi luhen ndeshjet e Europianit dhe vëmendjet e federatave janë fokusuar tek ky aktivitet, por klubet kanë pikëpamjen e tyre për ecurinë e futbollit dhe janë të fokusuar në merkato për të bërë blerjet e dëshiruara. Kështu, klube si Juventus, Milan, Inter dhe Roma në Itali kanë bërë goditjet e para të tyre jo vetëm për lojtarët, por edhe për stafet teknike, duke u përpjekur të rikthehen në skenën europiane me forca më të mëdha. Në Angli vijon dominimi i klubeve të mëdha, sikurse dhe në Spanjë rivaliteti midis dy skuadrave të Madridit (Realit dhe Atletikos) si dhe Barcelonës. Të gjithë duan dominimin e skenës europiane të futbollit për klube, prandaj investojnë shumë në merkato, duke sjellë lojtarë me peshë. Këtij rivaliteti të spikatur i shtohet edhe Paris San Zhermen që ka pasur vitet e fundit një investim kolosal për të qëndruar pretendente mes më të mëdhenjve. Madje ia ka dalë, por duke blerë lojtarë si Mbape e Nejmar, për të cilët u investua plot 400 mln euro. Tani Mbape është në fokusin e Realit të Madridit, por “bosi” i klubit, sheiku Al Khelaifi, thotë se sulmuesi do të mbetet në Paris. Pra, e thënë ndryshe, Naser Al-Khelaifi i bën gjërat të qarta. Mbi të ardhmen e Mbapesë, Nejmarit dhe të Poçetinos. Presidenti i Paris San Zhermen, gjatë një interviste për “L’Equpie”, flet për të ardhmen. “Mbape do të qëndrojë, ne nuk do ta shesim kurrë, por gjithashtu nuk do të mund të largohet falas. Barcelona u përpoq deri në momentin e fundit të merrte Nejmarin, por tani ai është i lumtur këtu.” Duke folur për “yllin” francez, Al-Khelaifi shton: “Mbape ka gjithçka që i nevojitet këtu. Në cilin klub mund të gjejë ambicie dhe plane më të mira sesa te PSG? Diskutimet e rinovimit janë në rrugë të mbarë, shpresoj se do të mund ta gjejmë së shpejti kompromisin. U takuam dy here në fund të sezonit dhe kemi biseduar për 2-3 orë. Në asnjë moment nuk më tha se donte të largohej. Gjithmonë kishte një qëndrim proaktiv dhe është i përfshirë në çështjet e klubit. Ai flet çdo ditë me Leonardon për merkaton, të mos harrojmë se ka edhe dy vite në kontratë. Ashtu si në rastin e Mbapesë, po përpiqen të na shqetësojnë, por askush nuk do të mundet të na ndajë. Klubet që janë bashkuar me të, duan të eliminojnë konkurrencën, duke vrarë ëndrrat e futbollit dhe tifozëve. Të gjithë duhet të kenë të drejtën të ëndërrojnë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here