Godina e njësisë bashkiake nr.9 në Tiranë është përfshirë nga zjarri. Në katet e sipërme ku ndodhen zyrat e kësaj njësie bashkiake shihen ende shtëllungat e zeza të tymit që dalin nga dritarja.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 10 punonjës dhe 3 automjete zjarrfikëse. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse.