Shpërthimi i karburantit në Kombinat, zbardhet çfarë ndodhi, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari (DETAJE)

0
298

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin M.B., pasi akuzohet për shpërthimin e karburantit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kombinat.

Mësohet se 24 vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Kujtojmë që dje i riu teksa drejtonte pa leje drejtimi një motoçikletë ka humbur kontrollin duke u përplasur me bombolën e gazit të një karburanti, e cila shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve, duke shkaktuar rrjedhje të saj dhe më pas djegien e gjithë pikës së karburantit.

Nga përplasja nuk ka pasur persona të plagosur, vetëm dëme materiale të mjetit të aksidentuar dhe dëmtimi i një prej shtyllave ndriçuese të rrugës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here