Dy djemtë humbën jetën nga tërmeti në Durrës, babai nga Gjilani i dërgon një mesazh kryeministrit Rama

0
304

Mëngjesin e sotëm, Ambasadori i Republikes së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi zhvilloi një një vizitë ngushëlluese në familjen Abazi në Komunën e Gjilanit, e cila humbi 2 djemtë, gjatë tërmetit të datës 26 nëntor.

Pas shprehjes së ngushëllimeve të atit dhe familjarëve të tjerë, Ambasadori i bëri me dije vendimin e sotëm të qeverisë shqiptare për ta ndihmuar familjen Abazi me shumën prej 16.000 Euro.

Familjarët e vlerësuan këtë akt, ku i ati i viktimave u shpreh se “Falënderoj qeverinë shqiptare që nuk i ndau fëmijët e mi dhe nga viktimat e tjera”.

Në këtë vizitë, ambasadori u shoqërua nga kryetari i Komunës Lutfi Haziri si dhe nga anëtarë të Këshillit Komunal të Gjilanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here