Google search engine
Home Politike “Prania Besnike” starton në Qarkun e Vlores/ Bled Çuci i pranishëm me...

“Prania Besnike” starton në Qarkun e Vlores/ Bled Çuci i pranishëm me qytetarët në zonën e Orikumit

0
24

“Prania Besnike” ka vijuar aktivitetin e saj pranë qytetarëve edhe në Qarkun e Vlorës, në kuadër të nismës së Partisë Socialiste për një komunikim më të drejtpërdrejtë me komunitetin.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimet me qytetarët, duke përcjellë mesazhin se kjo nismë synon të jetë një urë komunikimi për dëgjimin nga afër të shqetësimeve dhe problematikave të tyre.

Sipas Çuçit, përfaqësuesit e “Pranisë Besnike” do të jenë rregullisht pranë qytetarëve për të njohur problematikat e komuniteteve dhe për t’i adresuar ato me përgjegjësi.

“Çdo të premte, në orën 17:00, ‘Prania Besnike’ do të vijojë të jetë pranë qytetarëve, duke krijuar një komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me ta”, thuhet në mesazhin e publikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here